Bota

COVAX vijon me shpërndarjen e vaksinave, Iraku merr 336 mijë doza të AstraZenecës

25 Mars 2021, 17:46 Nga DOSJA
COVAX vijon me shpërndarjen e vaksinave, Iraku merr 336 mijë doza

IRAK- COVAX po vazhdon me shpërndarjen e vaksinëve te vendet e varfëra. The Guardian shkruan se ditën e sotme Iraku ka marrë 336 mijë doza të vaksinës së AstraZenecës, ndërkohë që pritet të marrë të tjera doza, për shkak të goditjes së madhe që ka marrë si shtet nga pandemia.

Sipas autoriteteve përkatëse, Iraku është vendi i dytë më i prekur nga pandemia në të gjithë Azinë. Ndërsa për shkak të gjendjes ekonomike të dobët që ka, Iraku po mbahet vetëm me donacionet që po merr nga Covax, dhe nga Kina me vaksinën e Sinopharm.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Irak janë regjistruar 815,605 persona me Covid, ndërsa 14,128 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota covax iraku merr vaksinat nga astrazeneca covax iraku merr vaksinat nga astrazeneca

Sondazh

Poll