Bota

FOTO/ Kontrolli në Kosovë, ja çfarë gjeti policia gjatë bastisjes së pikave të dyshimta

25 Mars 2021, 17:11 Nga DOSJA
FOTO/ Kontrolli në Kosovë, ja çfarë gjeti policia

KOSOVË- Policia e Kosovës gjatë kontrollit që bëri sot në disa qytete për të parandaluar veprimtari kriminale ka gjetur shumë armë dhe municione mbushëse. Gazeta Ekspress shkruan se kontrolli u bë në hetimi për të parandaluar veprimtaritë krimilane u bë në mënyrë të fshehtë nga Prokuroria e Ferizajt dhe Policia e Kosovës. Në këtë operacion morën pjesë rreth 230 efektivë policie, dhe të gjitha armët që u gjetën janë marrë në cilësinë e provës materiale

Po ashtu, vlen të potencohet se Policia gjatë këtij operacioni të gjerë policor ka angazhuar rreth 230 zyrtar policorë të profileve të ndryshme, te cilët kanë qenë të angazhuar edhe në kontrollin dhe bastisjen e lokacioneve të dyshuara, ku në cilësi të provave materiale kanë sekuestruar:

– 3 Granatahedhës dore (Trobllon) ,

– 6 Mbushës granatahedhësi (tromblloni),

– 1 Granatahedhës dore ( zollë ),

– 2 Armë e gjatë AK-47,

– 1 Armë gjuetie,

– 6 Armë e shkurtër- 100 municion,

– Arka me municion të kalibrit 7,62 mm,

– 5 arka të mëdha me fyshek ( AK-47)- 8250,

– 12 Arka të vogla me fyshek ( AK-47) 180,

– 8 karikator ( 4 të mbushur) – 120,

– Total 8550

– 1 Mjete për pastrimin e armëve,

– Pjesë të pushkëve -Disa kondak,

– 1- Dylbi,

– 4-Automjete,

– 1 Telefon,

– 2-Llaptop,

– 2-USB,

– 1 Shufër

– 1 Pranga

Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtëve, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Kompetente në Ferizaj”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

Operacioni “Stuhia” u bë në Kosovë me kërkesë të Prokurorisë së Ferizajt. Përgatitja e operacionit ka zgjatur për 2 ditë, dhe finalizimi i tij përfundoi sot.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora operacioni i policise ne kosove policia e kosoves prokuroria e ferizajt operacioni i policise ne kosove policia e kosoves prokuroria e ferizajt

Sondazh

Poll