Bota

Ndihma nga Japonia, Kosova merr pajisje spitalore: I jemi falenderues Tokyos  

25 Mars 2021, 16:40 Nga DOSJA
Ndihma nga Japonia, Kosova merr pajisje spitalore: I jemi falenderues

KOSVOË- Ambasadori japonez në Kosovë, Mitsunori Ogasawar ka takuar ditën e sotme Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia. Telegrafi shkuan se Ogasawar ka uruar Vitian për detyrën e re dhe i ka ofruar mbështetje. Pas takimin Ambasada e Japonisë në Kosovë, ka bërë të ditur se do të ndihmojë Kosoëvn me pajisje shëndetësore.

“Të dyja palët shprehën shqetësimin për situatën pandemike me COVID-19 që ka përfshirë botën në përgjithësi, por edhe për menaxhimin e mëtejmë të situatës në veçanti. Ambasada e Japonisë si partner i përhershëm i MSh ofroj bashkëpunimin dhe ndihmën në projekte, me fokus të veçantë në furnizimin me pajisje shëndetësore”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë që Ministri Vitia për ndihmën e dhënë ka falenderuar shtetin japonez.

“Shteti i Kosovës është falënderues për shtetin japonez, për ndihmën konkrete që ka ofruar gjatë kësaj kohe të pandemisë Covid-19”, tha Vitia.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Kosovë janë regjistruar persona me Covid, ndërsa 1,811 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni arben vitia mitsunori ogasawar arben vitia mitsunori ogasawar

Sondazh

Poll