Bota

Alarm për bombë në parlamentin holandez, policia evakuon zonën

25 Mars 2021, 17:23 Nga DOSJA
Alarm për bombë në parlamentin holandez, policia evakuon

HOLANDË– Policia holandeze para pak minutash tha se ndërtesat parlamentare dhe zona përreth në Hagë ishin mbyllur pas një kërcënimi për bombë.

Sipas Reuters, policia e Hagës tha se po hetonte vendin e ngjarjes, pa dhënë detaje të tjera.

Gazetarët në Twitter shkruan se atyre u ishte thënë të largoheshin nga ndërtesat, ku ata kishin qenë duke pritur për një konferencë shtypi në lidhje me rinisjen e bisedimeve për formimin e një qeverie pas zgjedhjeve kombëtare të javës së kaluar.

Këto bisedime u mbajtën në pritje herët gjatë ditës kur një kryenegociator pa dashje zbuloi  një dokument me informacion konfidencial në lidhje me linjat e negociatave të palëve kryesore.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota alarm per bombe ne hollande alarm per bombe ne hollande

Sondazh

Poll