Politike

Rama: Në Dibër PS u vu në përgjim, si grup i strukturuar kriminal

12 Maj 2019, 13:41 Nga DOSJA
Rama: Në Dibër PS u vu në përgjim, si grup i strukturuar

TIRANË- I pyetur për dosjet 184 dhe 339/1, Edi Rama e mohoi përsëri përmbajtjen e tyre, megjithëse e pranoi se ka patur një përgjim për blerje votash. Madje akuzoi Prokuroinë që në 2016 përgjoi PS.

“Në radhë të parë, përgjimet nuk quhen prova edhe sikur dikush të tregojë historinë nga fillimi deri në fund. Po kjo është një histori shumë e thjeshtë. Në Dibër u vendos në përgjim partia politike. U vendos në përgjim një Parti Politike si grup i strukturuar kriminal”, tha kryeministri.

Sipas kryeministrit nuk ka dalë asgjë që lidhet me zgjedhjet. Deri tani nuk ka asgjë nga ato që deri tani janë bërë copë në media. Ju po t’i kishit do i kishit nxjerrë, Kjo është çështje hetimore, nuk zgjidhet në rrugë me Molotov”, tha Rama. 

Ndërsa nuk la pa shfajësuar edhe Vangjush Dakon për përgjimet e dosjes 339/1. Një kryetar Bashkie që flet në telefon dhe nuk ka asgjë që edhe për së largu të flitet për zgjedhje, blerje etj – tha Rama duke iu rikthyer Zërit të Amerikës-  Kam debatuar me Zërin e Amerikës se ka disa standarte që nuk mund të tejkalohen”. Këtu gjeti rastin për të amnistuar edhe një herë ish – ministrin e Brendshëm.

Mos harroni kazanin e përgjimeve që sollën kërkesën për arrestimine  Saimir Tahirit. Nuk vihen njerëzit në kryq me muhabete me fjalime me televizor me portale e me propagandë, pse i doli emri këtu pse i doli aty etj.”, përfundoi Rama.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një bashkëbisedim për gati dy orë me gazetarët. Gjatë takimin Kryeministri foli për protestën e opozitës ë cilën e quajti një tentativë për të marrë pushtetin me dhunë, por tha se nuk do të arrijnë dot ta bëjnë një gjë të tillë. Rama ftoi sot dhe njëherë Bashën në dialog. Po ashtu ai përgëzoi punën e Policisë së Shtetit dhe tha se ata kishin gabuar vetëm në rastin e dhunimit të Said Dollapit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dosja 184 edi rama ps diber vjedhja e zgjedhjeve dosja 184 edi rama ps diber vjedhja e zgjedhjeve

Sondazh

Poll