Politike

Mesazhi i Ramës për Bashën: S’je lider, por bëj hapa pas sa je në kohë

12 Maj 2019, 13:23 Nga DOSJA
Mesazhi i Ramës për Bashën: S’je lider, por bëj hapa

Tiranë- Kryeministri Edi Rama është shprehur se Lulzim Basha duhet të bëjë hapa pas sa është në kohë.

“Kujtoje mesazhin që të ka çuar dikur…. Kujtoje… Një mesazh kam për mikun tim rrugëhumbur, Lulzim Basha, kujtoje mesazhin që të kam çuar kur i ke hyrë kësaj rruge, shumë kohë më parë, po ta përsëris prapë, nuk je vonë akoma të kthehesh nga kjo rrugë, për një arsye të thjeshtë, me shumë të drejtë. Më herët se vonë. Llogarinë ata që të ndjekin do ta kërkojnë ty, se nuk ka lider në botë, po ti s’je lider, që ta tërheqë partinë e vet, nga stacioni i një alternative qeverisëse, tek ky stacion ku të dëgjoja me zë të ngjitur të thoshe aman ik, aman ik. Patjetër që unë jam këtu gjithmonë i gatshëm për dialog, për tu ulur për të diskutuar.”, u shpreh Rama.

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama protesta e opozites 11 maj 2019 edi rama protesta e opozites 11 maj 2019

Sondazh

Poll