Politike

Engjëll Bejtaj: Tom Doshi më tha nëse amerikanët kanë diçka le ta bëjnë publike!

25 Mars 2021, 10:56 Nga DOSJA
Engjëll Bejtaj: Tom Doshi më tha nëse amerikanët kanë

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar sërish ndaj rastit të Tom Doshit, i cili është në listat e kandidatëve për deputetë. Në një postim në ‘Twitter’, Kim u ka bërë thirrje të gjithë palëve politike që të mos heshtin ndaj përfshirjes së udhëheqësit të PSD-së në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 Prillit. Diplomatja amerikane ka ripublikuar postimin e Departamentit Amerikan të Shtetit të vitit 2018, që shpallte “non grata” në SHBA Tom Doshin.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Engjëll Bejtaj ka treguar se çfarë deklaron Doshi pas gjithë kësaj situate.

“Më ka thënë se nuk kam çfarë sqaroj, sepse normalisht jam qytetar shqiptar, jam i detyruar të respektoj gjithë detyrimet e shtetit shqiptar, legjislacionin… Dhe, tha, në qoftë se amerikanët kanë diçka le ta bëjnë publike. Pra, kjo ka qenë deklarata e z.Doshi.”

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike engjell bejtja engjell bejtja

Sondazh

Poll

Politike 25 Mars 2021, 10:01

TIRANË– Kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është kthyer në një prej personazheve politikë më aktive në rrjetet sociale. Së fund...