E FRIKSHME! Zjarri në qendrën tregtare, flet i afërmi i punonjësit të sigurisë: I ramë telefonit, e hapi, por nuk foli
25 Mars 2021, 11:20Nga DOSJA
TIRANË– I afërm i Arjan Salës, 33-vjeçarit punonjës i sigurisë në magazinën e një qendre tregtare ka folur sot për emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24.
Kushëriri i tij tha se zjarri ka rënë ditën e djeshme në orën 15:30, por se askush nuk ka ndërhyrë deri sa janë lajmëruar mediat. Ai tregoi se i ati i 33-vjeçarit i ka rënë telefonit të tij pak minuta pas nisjes së zjarrit dhe ai e kishte hapur telefonin, por nuk kishte folur.
DEKLARATA:
Kishte më shumë se 5 vite që punonte në këtë vend. Ditën e djeshme, nuk ka komunikuar me asnjë. I ka rënë babai, ka hapur tel por nuk ka oflur fare kur ka qenë brenda magazinës. Ne e kemi telefonuar sepse e morëm vesh më para dhe ne morëm median në telefon që të vinte dhe media sepse nuk po punohej.Zjarri ka rënë në 3:30 por punonjësit nuk kanë lajmëruar policinë se do ta fikim vetë. Arjani ka marrë një fikëse zjarri dhe është futur se mos ka punonjës brenda. Kolegët kanë dalë dhe kur kanë dashur të kthehen nuk janë kthyer dot nga zjarri. Kolegët u zhdukën, nuk kemi asnjë nga punonjësit që të na thonë diçka.Kolegët ishin në fillim këtu, i pyetëm të gjithë se ata na lajmëruan, por më pas janë larguar. Këtu nuk ka as një OPGJ, as një hetues, as një prokuror. Ne kemi kërkuar dhe ambulance ka ardhur me vonesë. Gazetarja nuk lejohej.Kur ka ardhur zjarrfikësi i parë nuk ka pasur as mjete, as bombola, ka pritur zjarrfikësit e tjerë. Kur kanë ardhur ata pas 40 minutash.Në 2 të mëngjesit drejtori tha do shtojmë masat. Të gjithë jemi familjarë këtu.
SHKODËR– Një 61-vjeçare ka ndërruar jetë ditën e sotme në landfillin e Bushatit në Shkodër. Dosja.al mëson se punonjësja e quajtur Katrina Binaku is...
TIRANË– Komandanti i Forcave Zjarrfikëse të Tiranës Saki Sheshi, ka bërë një deklaratë të fortë për vatrën e zjarrit që ka shpërthyer prej pasdites së djes...
KORÇË– 5 gramë lëndë narkotike e dyshuar si heroinë është sekuestruar në burgun e Drenovës. Si pasojë, dy persona janë marrë në hetim.Ngjarja ka ndo...
KAVAJË– Ish të përndjekurit politikë kanë dalë ditën e sotme në një protestë në qytetin e Kavajës. Në një protest paqësore, qytetarët kërkojnë që të mos sh...
LEZHË– Katër policë në Lezhë janë pezulluar nga puna pas publikimit të videos në rrjetet sociale, ku shihen duke qëlluar me armë zjarri në ajër. Efektivët ...
KURBIN– Dy persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale janë arrestuar ditën e sotme në Kurbin.Policia bën me dije se është arrestuar një 26...
BULQIZË– Tekniku i sektorit dhe brigadieri i minierës në Bulqizë janë marrë nën hetim pas plagosjes se Edi Bekës. Policia ka njoftuar zyrtarisht se tekniku...