Aktualitet

Të shpallur në kërkim për vjedhje dhe plagosje me dashje, bien në pranga dy persona në Kurbin

25 Mars 2021, 09:46 Nga DOSJA
Të shpallur në kërkim për vjedhje dhe plagosje me dashje,

KURBIN– Dy persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale janë arrestuar ditën e sotme në Kurbin.

Policia bën me dije se është arrestuar një 26-vjeçar, R.B., pasi për motive të dobëta akuzohet se ka plagosur me sende të forta shtetasin A.P.

Po ashtu, është arrestuar një 32-vjeçar E.S., i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi në janar 2021, Gjykata e Kurbinit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u bë ndalimi i shtetasit E. S., 32 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi në janar 2021, Gjykata e Kurbinit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë së Mirditës u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit R. B., 26 vjeç, banues në Mirditë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në qytet Rrëshen, për motive të dobëta, ka plagosur me sende të forta shtetasin A. P.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona ne kurbin arrestohen dy persona ne kurbin

Sondazh

Poll