Lojëra fati në lokal dhe fshehje të ardhurash, procedohet pronari në Vlorë (DETAJE)
25 Mars 2021, 09:28Nga DOSJA
VLORË– Një 46-vjeçar në Vlorë është proceduar penalisht pasi organizonte lojëra fati në ambientet e lokalit të tij.
Policia njofton se 46 vjeçari A. K., kishte lojëra fati në ambientet e lokalit të tij në në lagjen “1 Maji” në Vlorë, duke fshehur edhe të ardhurat.
Pas kontrolleve, policia sekuestroi 5 pajisje elektronike që përdoreshin për të ushtruar lojërat e fatit.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit.
Sekuestrohen 5 pajisje elektronike, procedohet penalisht poseduesi i tyre, pronari i lokalit ku ushtrohej kjo veprimtari.
Në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit, gjatë kontrolleve të shtuara për ndëshkimin e atyre personave që tentojnë të ushtrojnë këtë aktivitet të kundërligjshëm, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në lokalin e shtetasit A. K., 46 vjeç, banues në Vlorë, ushtrohej aktiviteti i kundërligjshëm i lojërave të fatit, duke fshehur edhe të ardhurat.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 pajisje elektronike që përdoreshin për të ushtruar lojërat e fatit.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik – Financiar proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin A. K., për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
(kle.mu./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
BULQIZË– Tekniku i sektorit dhe brigadieri i minierës në Bulqizë janë marrë nën hetim pas plagosjes se Edi Bekës. Policia ka njoftuar zyrtarisht se tekniku...
TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë nga zjarri që nisi pasditen e djeshme në qendrën tregtare në Kashar. Dosja.al mëson se magazina 1000 m² i është d...
DURRËS– Policia e Durrësit ka proceduar penalisht mjekun M.M, 51 vjeç, banues në Manzë Durrës, pasi shtetasja L.B ka bërë kallëzim. Sipas kësaj të f...
ITALI– Një sherr masiv midis disa shqiptareve dhe nigerianeve ka ndodhur në Torino. Sipas mediave italiane, 2 nigerian dhe 2 shqiptar janë zënë me njëri-t...
TIRANË– Gjyqtari Bari Shyti është shkarkuar ditën e sotme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Vendimi për të nga KPK u mor pasi Shyti nuk ka rezultuar...
KUKËS– Këngëtarja Fjolla Morina është dënuar me 6 vite burg nga Gjykata e Kukësit, pasi u shpall fajtore për veprën penale ‘trafikim të lëndëve narkotike’....
TIRANË– Shefi i shërbimeve zjarrfikësve, Shkëlqim Goxhaj nuk ka ende një plan se kur do të shuhet zjarri që është ende aktiv në magazinën e “Casa Italia”. ...