Zjarri te ‘Casa Italia’/ Komandanti i Zjarrëfikësve të Tiranës: Shqetësimi më i madh është ruajtja e konstruktit mba
25 Mars 2021, 11:03Nga DOSJA
TIRANË– Komandanti i Forcave Zjarrfikëse të Tiranës Saki Sheshi, ka bërë një deklaratë të fortë për vatrën e zjarrit që ka shpërthyer prej pasdites së djeshme në magazinën e qendrës tregtare “Casa Italia”. Sipas Komandantit të repartit të Tiranës, rrezikon që të bjerë gjithë godina e qendrës tregtare, nëse temperatura nuk mbahet nën kontroll.
Sipas Sheshit, vatrat e zjarrit janë shuar por për shkak të materialeve që kanë qenë në magazinë, temperatura është shumë e lartë. Për shefin e rojeve të sigurisë, Arjan Sala ai ka thënë se zjarrfikësit janë futur disa herë por nuk e kanë gjetur.
“Situata është shumë e vështirë aty poshtë pasi kanë rënë raftet metalikë dhe vështirësohet lëvizja. Shqetësimi më i madh është ruajtja e konstruktit mbajtës të objektit pasi temperatura e lartë rrezikon të plasaritë muret. Me hidrantët e qendrës tregtare kemi shpërndarë uji në katin mbitokësor që të mos lejojmë nxehtësinë që të ngjitet lart. Deri tani vatra është nën kontroll dhe nuk ka përparim drejt katit 1 apo katit minus 2”, tha ai.
KORÇË– 5 gramë lëndë narkotike e dyshuar si heroinë është sekuestruar në burgun e Drenovës. Si pasojë, dy persona janë marrë në hetim.Ngjarja ka ndo...
KAVAJË– Ish të përndjekurit politikë kanë dalë ditën e sotme në një protestë në qytetin e Kavajës. Në një protest paqësore, qytetarët kërkojnë që të mos sh...
LEZHË– Katër policë në Lezhë janë pezulluar nga puna pas publikimit të videos në rrjetet sociale, ku shihen duke qëlluar me armë zjarri në ajër. Efektivët ...
KURBIN– Dy persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale janë arrestuar ditën e sotme në Kurbin.Policia bën me dije se është arrestuar një 26...
BULQIZË– Tekniku i sektorit dhe brigadieri i minierës në Bulqizë janë marrë nën hetim pas plagosjes se Edi Bekës. Policia ka njoftuar zyrtarisht se tekniku...
TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë nga zjarri që nisi pasditen e djeshme në qendrën tregtare në Kashar. Dosja.al mëson se magazina 1000 m² i është d...