Aktualitet

Po bënte diferencimin e mbetjeve, u shtyp nga makineria/ Humb jetën 61-vjeçarja në landfillin e Bushatit në Shkodër (EMRI)

25 Mars 2021, 11:14 Nga DOSJA
Po bënte diferencimin e mbetjeve, u shtyp nga makineria/ Humb jetën

SHKODËR– Një 61-vjeçare ka ndërruar jetë ditën e sotme në landfillin e Bushatit në Shkodër. Dosja.al mëson se punonjësja e quajtur Katrina Binaku ishte prerë nga presa teksa po bënte diferencimin e mbetjeve. Policia bën të ditur se gruaja ka mbërritur në spital në orën 10:30 pa shenja jete pasi makineria e kishte dëmtuar në shtyllën kurrizore. Viktima 61-vjeçe nga Paçrami i bashkisë Vau i Dejës kishte rreth 7 vite që punonte në këtë landfill. Ndërkohë që në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili ka nisur nga puna për sqarimin e rrethanave, ndërsa Policia e ka konsideruar ngjarjen si ‘vdekje aksidentale’.

NJOFTIMI:

Në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, rreth orës 10.30 ka mbërritur pa shenja jete, shtetasja K. B. 61 vjeçe, banuese në fshatin Paçram, Vau Dejës. Nga verifikimet paraprake rezulton se është punonjëse në landfilldin e Bushatit dhe është dëmtuar aksidentalisht në punë.”

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet humb jeten 61-vjecarja ne shkoder humb jeten ne landfill katrina binaku humb jeten 61-vjecarja ne shkoder humb jeten ne landfill katrina binaku

Sondazh

Poll