Aktualitet

Festuan ditëlindjen e ‘shefes’ duke qëlluar me armë në ajër, pezullohen 4 policë në Lezhë

25 Mars 2021, 10:12 Nga DOSJA
Festuan ditëlindjen e ‘shefes’ duke qëlluar me armë

LEZHË– Katër policë në Lezhë janë pezulluar nga puna pas publikimit të videos në rrjetet sociale, ku shihen duke qëlluar me armë zjarri në ajër. Efektivët e forcave ‘Shqiponja’ u pezulluan nga puna pasi qëlluan disa herë me armë. Në njoftimin e policisë thuhet se të katër personat janë me detyrë inspektorë. Ata do të procedohen penalisht për sjelljen e tyre si dhe do të hetohen për ‘Sjellje e rëndë diskretituese’.

NJOFTIMI:

Pas videos se publikuar ne rrjetet sociale nje dite me pare jane pezulluar nga detyra 4 punonjësit e Policisë të forcës së posaçme “Shqiponja”Sipas burimeve te pezulluar nga detyra jane inspektorët R. P., Xh. N., A. Sh. dhe R. M.Po sipas burimeve behet me dije se nga strukturat e SHÇBA-se ka filluar procedimi penal per keta punonjes. Nderkohe ndaj tyre ka nisur hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore “Sjellje e rëndë diskretituese.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet policet ne lezhe policet ne lezhe

Sondazh

Poll