Aktualitet

Plagosja e minatorit në Bulqizë/ Nën hetim brigadieri dhe tekniku i sektorit të minierës, Policia: Nuk siguruan kushtet e p

25 Mars 2021, 09:30 Nga DOSJA
Plagosja e minatorit në Bulqizë/ Nën hetim brigadieri dhe tekniku

BULQIZË– Tekniku i sektorit dhe brigadieri i minierës në Bulqizë janë marrë nën hetim pas plagosjes se Edi Bekës. Policia ka njoftuar zyrtarisht se tekniku me iniciale A. D., 53 vjeç dhe brigadieri F. K., 48 vjeç, të dy banues në Bulqizë po hetohen në gjendje të lirë. Mësohet se të dy akuzohet se kanë kryer veprën penale: “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Dy personat, kanë pasur detyrimin ligjor kontrollin e gjendjes teknike të galerisë, ku si pasojë e neglizhencës së tyre, një prej punonjësve ra në puset e minierës dhe ka përfunduar në spital. Fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. 31-vjeçari Beka i ka rënë mbi trup një masiv gurësh, që i kanë shkaktuar dëmtime në gjoks dhe këmbë.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë manovrimi i fadromës brenda në sektorin 16 të galerisë duke dëmtuar strukturën armatike. Pas aksidentit, 31-vjeçari u soll me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranës, ku edhe po merr mjekimin nga bluzat e bardha.

NJOFTIMI:

Në vijim të ngjarjes së ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku gjatë punës në një galeri të “Albchrome” u plagos një minator, janë proceduar penalisht nga Policia tekniku i sektorit dhe brigadieri i një subjekti minerar.Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit :A. D., 53 vjeç, banues në Bulqizë, (me detyrë teknik sektori në një subjekt minerar). F. K., 48 vjeç, banues në Bulqizë, (me detyrë brigadier), për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.Shtetasit e lartëpërmendur kanë patur detyrimin ligjor për kontrollin e gjendjes teknike të galerisë, ku si pasojë e neglizhencës së tyre, në një nga puset e subjektit minerar, gjatë punës është lënduar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën E. B., 31 vjeç, (me detyrë fadromist).Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet edi beka plagoset minatori ne bulqize edi beka plagoset minatori ne bulqize

Sondazh

Poll