Aktualitet

Kultivoi lëndë narkotike në bashkëpunim, kapet 41-vjeçari në Gramsh

25 Mars 2021, 09:23 Nga DOSJA
Kultivoi lëndë narkotike në bashkëpunim, kapet

GRAMSH– Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Gramsh, pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se 41-vjeçari G.O., banues në Cërrik, ka kryer veprën penale në bashkëpunim.

Njoftimi i plotë:

Gramsh; Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, kapën dhe ndaluan shtetasin:

O., 41 vjeç, banues në Cërrik, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar urdhër ndalimi për këtë shtetas, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 (kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 41 vjecari ne gramsh arrestohet 41 vjecari ne gramsh

Sondazh

Poll