Aktualitet

‘Ra zjarr’/ Zbardhet dinamika nga zjarri në magazinën e rrobave në Kashar! 3 punonjësit po shkarkonin kamionin, Sala shk

25 Mars 2021, 09:10 Nga DOSJA
‘Ra zjarr’/ Zbardhet dinamika nga zjarri në magazinën e

TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë nga zjarri që nisi pasditen e djeshme në qendrën tregtare në Kashar. Dosja.al mëson se magazina 1000 m² i është dhënë me qira një subjekti privat për tregtimin e rrobave, nga administratorët e qendrës tregtare. Pasditen e djeshme mbërriti një kamion me rroba dhe kanë qënë tre punëtorë që kanë shkuar për të bërë shkarkimin. Sapo është hapur vatra e zjarrit, njëri prej punonjësve të sigurisë ka lajmëruar në radio: ‘Ra zjarr, zjarr’.

33-vjeçari Arjan Sala ka shkuar drejt vatrës me bombolën e fikëses së zjarrit, ndërsa kolegu i tij ka dalë jashtë për marrjen e një bombole tjetër. Brenda një harku kohor shumë të shkurtër, zjarri ka marrë përmasa të mëdha për shkak të materialeve lehtësisht të djegshme. Ndaj dhe dyshohet se Sala ka mbetur brenda magazinës, pasi nuk ka kontaktuar as me familjarët e tij.

LAJMI KRYESOR: Pa shenja jete! Zjarri ende aktiv tek magazina e qendrës tregtare, ende asnjë sinjal për shefin e sigurisë, familjarët: Zjarrfikëset s’kanë mjete, ai po digjet brenda

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arjan sala arjan sala

Sondazh

Poll