Aktualitet

Fajtore për trafikim armësh! Fjolla Morina dënohet me 6 vite burg, këngëtarja e njohur ende në arrati, avokatja: Do e anki

25 Mars 2021, 07:58 Nga DOSJA
Fajtore për trafikim armësh! Fjolla Morina dënohet me 6 vite

KUKËS– Këngëtarja Fjolla Morina është dënuar me 6 vite burg nga Gjykata e Kukësit, pasi u shpall fajtore për veprën penale ‘trafikim të lëndëve narkotike’. Prokurori i çështjes, Edmond Karriqi kërkoi nga togat e zeza që këngëtarja të dënohej me 7 vite heqje lirie, ndërsa avokatja e saj kërkoi vetëm gjobë. 

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarja Alma Ahmetaj dhe anëtar Sami Ujkashi dhe Enkeleda Dalipi vendosi 9 vite burg, që me 1/3 e gjykimit të shkurtuar, do të bëjë 6 vite. Vendim që do të ankimohet nga pala mbrojtëse. 


Avokatja e këngëtares Aurora Guska, është shprehur se shpreh Morina ka pasur në çantë vetëm një armë, edhe atë aksidentalisht. Vendimin e gjykatës do ta ankimojmë. Ka pasur vetëm një armë, e ka pasur pa dashje, aksidentalisht në çantën e saj,” u shpreh avokatja. Ndryshe nga sa pretendon avokatja, vetë Morina në një intervistë televizive tha se armën e mbante për mbrotje, pasi ishte ënë e vetme e dy vajzave.

Këngëtarja e njohur u arrestua më 19 shtator pasi u kap me armë në çantë teksa po kalonte në pikën kufitare të Morinës për t’u kthyer në Kosovë. Fillimisht ajo gënjeu togat e zeza, duke paraqitur një raport të rremë shtatzanie, i cili u hodh poshtë nga mjeku i Gjykatës. Megjithatë pavarësisht manipulimit të saj, Gjykata vendosi ta linte për 4 muaj në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Por nuk zgjati shumë dhe këngëtarja u largua nga banesa ku ndodhej në Kukës. Në rrjetet e saj sociale, zbuloi se fillimisht shkoi në Dubai, vend që nuk ka marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë. Ndërsa aktualisht ndodhet në Maldive, vend ku edhe është martuar me biznesmenin Fisnik Syla. 

Bashkë me këngëtaren, në Morinë u arrestuan edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi i saj Fitim Muji. Pavarësisht se ishin në të njëjtin mjet me të, Morina i shpëtoi dy djemtë nga përgjegjësitë, teksa deklaroi se ata nuk kishin asnjë dijeni për armën dhe se këtë të fundit e kishte dhuratë nga një mik, i cili nuk jeton më. 

(A.B,km)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aurora guska denohet fjolla morina fjolla morina aurora guska denohet fjolla morina fjolla morina

Sondazh

Poll