Aktualitet

I dënuar me 14 vite burg për vjedhje, arrestohet 30-vjeçari nga Fieri, pritet ekstradimi drejt Italisë

25 Mars 2021, 08:20 Nga DOSJA
I dënuar me 14 vite burg për vjedhje, arrestohet 30-vjeçari nga

FIER– Izmir Krasniqi është shqiptari i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për vrasjen e një marokeni në Itali. Bëhet me dije se 30-vjeçari është arrestuar në fshatin Fermë Çlirim, në Fier nga forcat e Policisë Fier, FNSH Fier dhe Interpol Tirana.

I riu akuzohet për veprat penale “Vrasje në bashkëpunim” dhe “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Ndërkohë autoritetet italiane e kanë dënuar Krasniqin me 14 vite burg.

NJOFTIMI:

Vijojnë operacionet nga Policia e Fierit, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 14 vite burg për veprat penale “Vrasje në bashkëpunim” dhe “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim.Operacioni i zhvilluar nga strukturat e DVP Fier, në bashkëpunim me FNSH Fier dhe Interpol Tirana.Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me FNSH Fier dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:Izmir Krasniqi, 30 vjeç, banues në Fermë Çlirim, Fier.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Torinos/ Itali e ka dënuar me 14 vjet burg, për veprat penale “Vrasje në bashkëpunim” dhe “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Kodi Penal italian.Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet izmir krasniqi izmir krasniqi

Sondazh

Poll