Bota

Kishte zhvilluar vizita rutinë, Ish-kryeministri Silvio Berlusconi, del nga spitali

25 Mars 2021, 09:19 Nga DOSJA
Kishte zhvilluar vizita rutinë, Ish-kryeministri Silvio Berlusconi, del nga

ITALI-Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, është larguar nga spitali San Raffaele i Milanos, në të cilin ndodhej që prej ditës së hënë.

Sipas Reuters, në një deklaratë nga “Forza Italia”, 84-vjeçari ishte shtuar në spital për një kontroll rutinë, për shkak të problemeve me zemrën.

Para se të dërgohej në spitalin San Raffaele, ai  po qëndronte në shtëpinë e tij në qytetin e vogël Arcore, afër Milanos, ka konfirmuar një burim.

“Ai do të duhet të pushojë për një kohë,”-ka thënë ai.

Berlusconi nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në një seancë gjyqësore në Milano ditën e djeshme për një çështje gjyqësore në të cilën ai është i përfshirë.

Shtatorin e kaluar, kaloi infektimin me Covid-19, të cilin e quajti sfidën më të rrezikshme e jetës së tij.  Në vitin 2016 ai iu nënshtrua një operacioni në zemër.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota itali silvio berlusconi itali silvio berlusconi

Sondazh

Poll