Bota

FOTO/ Publikohen pamjet sesi do duket qyteti i parë në Mars, i Elon Muskës

25 Mars 2021, 09:10 Nga DOSJA
FOTO/ Publikohen pamjet sesi do duket qyteti i parë në Mars, i Elon

SHBA- Shefi ekskluziv i kompanisë, Tesla, ka në plan që të ndërtojë një qytet në Mars, me synimin që të dërgojë miliona njerëz. Ndërkohë, në TheSun janë publikuar pamjet sesi do duket qyteti.

Plani i qytetit është projektuar nga studioja e arkitekturës ABIBOO. Mësohet  se arkitektët kanë projektuar qytetin për një rajon në Mars të quajtur Tempe Mensa.

“Qyteti i Nüëa është në shpatin e një prej shkëmbinjve marsianë me ujë të bollshëm, i vendosur në Tempe Mensa. Një terren i pjerrët ofron mundësinë për të krijuar një qytet vertikal të futur në shkëmb, i mbrojtur nga rrezatimi dhe meteoritët ndërsa ka qasje në rrezet e diellit indirekte. Qëndrueshmëria, por veçanërisht zhvillimi i vetë-qëndrueshëm është në thelbin e modelit Nüëa,”-ka thënë kompania.

Themeluesi i ABIBOO, Alfredo Muñoz ka thënë se ndërtimi i qytetit marsian mund të fillojë në vitin 2054 dhe të përfundojë  deri në vitin 2100. Po ashtu, sipas tij banorët, do të duhet të jetojnë në shtëpi të mbrojtura në planet për shkak të rrezatimit, temperaturave të ftohta dhe mungesës së oksigjenit.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota qyteti ne mars qyteti ne mars

Sondazh

Poll