Bota

Osmani pas takimit me Lumir Abdixhikun: Gjithçka ishte në frymën pozitive, pres mbështetje prej ish-kolegëve të mi në LDK

24 Mars 2021, 16:46 Nga DOSJA
Osmani pas takimit me Lumir Abdixhikun: Gjithçka ishte në

KOSOVË– Vjosa Osmani ka reaguar pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke thënë se gjithçka ishte në frymën pozitive, dhe se priste mbështetjen prej ish-kolegëve.

Osmani në një deklaratë për Telegrafin tha se kanë diskutuar në këtë takim në detaje për platformën e saj presidenciale, ndërkaq u shpreh se pret që LDK-ja ta njoftojë për qëndrimin përfundimtar gjatë ditëve në vijim

“Përgjithësisht ishte një takim shumë i mirë. Kisha mundësi që në detaje të flas për platformën time presidenciale, për fushat të cilat janë brenda funksionit të kreut të shtetit dhe mënyrën se si do t’i qasem opozitës në të ardhmen, sa i përket bashkëpunimit në këto fusha, kryesisht në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë, por edhe çështje të tjera që është e domosdoshme që të shtyhen përpara”,- theksoi Osmani.

Ajo tha se pret që ish-kolegët e saj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ta përkrahin për tu zgjedhur presidente. Osmani theksoi se bashkëbisedimi me kryetarin dhe nënkryetarin e LDK-së ishte shumë kolegial.

Osmani po ashtu u shpreh e gatshme që të takohet me secilën parti dhe secilin deputet për të diskutuar për platformën e saj presidenciale.

Vjosa Osmani garoi në zgjedhjet e 14 shkurtit brenda listës së Lëvizjes Vetëvendosje, dhe fitoi mbi 50 përqind të votave apo 58 deputetë. Përveç votave nga minoritetet pakicë joserbe, duhet të ketë edhe mbështetje të tjera që të mundësohet numri me 80 deputetë në sallë gjatë kohës që votohet Presidenti.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë deklaruar se nuk do të kontribojnë në zgjedhjen e Osmanit në krye të shtetit. Për këtë duhen votat e LDK-së. Një votë nga ky subjekt politik tashmë është deklaruar. Bëhet fjalë për deputeten, Valentina Bujaku-Rexhepi e cila të martën deklaroi se do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora kosove ldk dhe vjosa osmani lumir abdixhiku kosove ldk dhe vjosa osmani lumir abdixhiku

Sondazh

Poll