Bota

Gjykata Speciale refuzon t’ua ofrojë avokatëve të ish-ushtarëve të UÇK-së intervistat e dëshmitarëve

24 Mars 2021, 14:57 Nga DOSJA
Gjykata Speciale refuzon t’ua ofrojë avokatëve të

HAGË-Gjykatës i Speciales, Nicolas Guillou, ka refuzuar kërkesën e avokatit të Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit, të cilët kanë kërkuar që të ofrohen audio-incizimeve të intervistimit të dëshmitarëve.

Sipas Insajder, gjykatësi ka thënë se argumentet e paraqitura nga avokatatë janë të pamjafatushme kështu që kërkesa është refuzuar.

“Dëshmitarëve dhe të akuzuarve. Aty ku incizimet janë zbardhur me transkriptime, incizimet audivizive nuk është e nevojshme të vendosen në dispozicion. Por, në anën tjetër, mungesa e një dispozite të tillë ligjore nuk e përjashton mundësinë që ky informacion të vendoset në dispozicion nga ZPS-ja në varësi të kufizimeve në bazë të rregullave. Argumenti i mbrojtjes mbi nevojën e saktësisë së transkriptimeve është i pamjaftueshëm për nxjerrjen shtesë të audio-incizimeve sepse kjo mund të kryhet në bazë të përkthimeve shqip-anglisht. Unë hedh poshtë kërkesën e mbrojtjes për incizimet audio-vizuale”, tha ai.

Lajmi kryesor:Komandantët e UÇK-së në Hagë! Avokatët ankesa për togat e zeza: Hetuesit s’na japin provat! Prokuroria: Është proces i vështirë, duam kohë. Gjykata vendos ‘afatin’

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni kosova ne hage kosova ne hage

Sondazh

Poll