Bota

Arrestohen dy shqiptarë në Itali, kishin fshehur drogë në vezëve plastike të Pashkëve

24 Mars 2021, 15:23 Nga DOSJA
Arrestohen dy shqiptarë në Itali, kishin fshehur drogë në

ITALI– Karabinierët e Compagnia di Cervia në Milano Marittima të vendit fqinj, kanë arrestuar dy shtetas shqiptarë për posedim dhe shitje narkotikësh. Të Hënën në mbrëmje, karabinierët kryen një kontroll në shtëpinë e të dyve në komunën e Cesenatico, tashmë të njohur për policinë, me qëllim kërkimin e substancave narkotike.

Sipas RavenaToday, në përfundim të inspektimit, brenda vezëve plastike, në vend të lodrave surprizë kishte drogë të llojeve të ndryshme, ku u sekuestruan 77 gram kokainë, 25 gram hashash, 15 gram marihuanë, dy karta ATM të ngjyera me kokainë, një thikë dhe 890 euro cash të ndara në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme dhe që konsiderohen të ardhura nga shitja.

Të dy burrat, njëri prej të cilëve në kohën e kontrollit ishte në arrest shtëpie në apartament, u arrestuan dhe u mbajtën në dhomat e sigurisë së kazermave, në pritje të seancës së vlefshmërisë që u mbajt të martën. Në përfundim të seancës, gjykatësi Forlì urdhëroi zbatimin e masës paraprake të arrestit shtëpiak për të dy të dyshuarit në pritje të fillimit të gjykimit.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora arrestohen dy shqiptar ne itali arrestohen dy shqiptar ne itali

Sondazh

Poll