Bota

Bilanci në botë/ Në 24 orët e fundit ka shkuar 124 mln numri i të infektuarve me Covid-19 dhe mbi 2 milion vdekje, ndërkoh

24 Mars 2021, 07:23 Nga DOSJA
Bilanci në botë/ Në 24 orët e fundit ka shkuar 124 mln numri

BOTË -Shifra e të infektuarve me Covid-19 vazhdon të rritet, duke shënuar mbi 124 milionë persona, ndërkohë që kanë humbur jetën 2,746,675 njerëz dhe janë shëruar mbi 100 milionë të tjerë.

Shtetet e Bashkuara renditen të parat me numrin më të lartë të infektimeve ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pozitiv me Covid-19 mbi 58,705 persona, duke e çuar numrin në total mbi 30 milionë. Ndërsa kanë humbur jetën mbi 936 njerëz dhe numri në total ka shkuar 556,883.

Brazili renditet i dyti ku gjatë orëve të fundit ka shënuar mbi 84,996 persona të infektuar dhe në total ka arritur 12,136,615 njerëz, ndërkohë kanë humbur jetën mbi 3,158 pacientë dhe numri në total i vdekjeve është 298,845.

Situata është problematike dhe në Evropë ku vende si Franca, Spanja, Gjermania, Greqi dhe Italia janë në izolim.

Bashkimi Evropian është në proces të finalizimit të legjislacionit emergjent që do t’i japë  fuqi për të frenuar eksportet për gjashtë javët e ardhshme të vaksinave të prodhuara brenda blloku.

Hong Kong ka pezulluar përdorimin e vaksinës Pfizer, ditën e sotme, pasi shpërndarësi i tij Kina informoi qytetin se një grumbull kishte shishe të dëmtuara.

Agjencia Evropiane e Barnave po përgatitet të inspektojë vendet në Rusi që po prodhojnë vaksinën Sputnik V, tha shefi i rregullatorit të martën. “Tani po planifikojmë inspektime të vendeve të prodhimit dhe klinikës në Rusi,”– u tha Emer Cooke, drejtorja ekzekutive e EMA, deputetëve në komitetin parlamentar të shëndetit.

Kancelarja u tha udhëheqësve të shtetit të mërkurën në mëngjes se ajo ka vendosur të heqë masën pas kritikave të forta. Merkel tha se mbyllja e rreptë e Pashkëve, e1 – 5 Prill, ishte “gabimi” i saj. “Nëse është e mundur, duhet ta korrigjojmë këtë [gabim] me kohë. Unë mendoj se kjo është e mundur”. Merkel shpresonte që populli gjerman do ta falte gabimin e saj.

Zyrat e brendshme dhe takimet e Zoom mund të mbeten në fuqi edhe pas pandemisë pasi qeveria duket se do t’u japë punonjësve të sistemit të administrimit më shumë zgjedhje se ku dhe kur ata punojnë. Departamenti për Biznes, Energji dhe Strategji Industriale pritet të shikojë shtrirjen e të drejtave ekzistuese fleksibël të punës.

India ka zbuluar një “variant të dyfishtë mutant” të virusit koronavirus në 206 mostra në shtetin perëndimor të Maharashtra, tha një zyrtar i lartë i qeverisë, Reuters shkruan se varianti i ri u zbulua në nëntë mostra në kryeqytetin New Delhi, tha drejtori i Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Sëmundjeve, Sujeet Kumar Singh, në një konferencë shtypi.

Spanja ka rifilluar vaksinimin e saj AstraZeneca pas një pezullimi një javor të dozave nga frika për efektet anësore të mundshme. Sipas Guardian, pezullimi nuk duket se ka zbehur entuziazmin e njerëzve për të marrë vaksinën. ‘Ne duhet t’i lëmë paragjykimet dhe mitet urbane mënjanë dhe të ecim përpara,’ – tha nëpunësi civil, Jose Manuel Plaza.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota covid-19 ne bote koronavirusi ne bote covid-19 ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll