Bota

Kthim pas në kohë, fjalimi që mbajti Presdenti Clinton para bombardimeve të NATO-s: Serbët janë përgjegjës për brutali

24 Mars 2021, 16:16 Nga DOSJA
Kthim pas në kohë, fjalimi që mbajti Presdenti Clinton para

SHBA- Presidenti i atëherëshëm i SHBA-së Bill Clinton, ishte personi që autorizoi bombardimet e NATO-s kundër forcave serbe në Kosovë. Për këtë gjë, në atë kohë, Clinton mbajti një fjalim duke shpjeguar arsyet e bombardimeve, si dhe paralajmëroi forcat serbe për të nëse do të provonin më të vrisnin dhe masakronin qytetarë të Kosovës. Clinton tha se do të qëndrojnë të bashkuar me aleatët e tyre, në mënyrë që të vendosin paqe në vend.

“Qytetarët e mi amerikanë, sot forca jonë ushtarake iu bashkua aleatëve tanë të NATO-s në sulmet ajrore kundër forcave serbe, përgjegjëse për brutalitetin kundër Kosovës. Kemi vepruar për disa arsye, për të mbrojtur jetët e mijëra njerëzve të pafajshëm në Kosovë nga ofensivat ushtarake si dhe kemi vepruar për të parandaluar një luftë më të madhe. Qëndrojmë të bashkuar me aleatët tanë për të ruajtur paqen. Duhet të veprojmë në Kosovë para se të ndodhë e njëjta gjë sikurse në Bosnje e Kroaci. Sot ne dhe 18 aleatët tanë të NATO-s jemi pajtuar të bëjmë atë që kemi thënë se do ta bëjmë, atë çfarë duhet të bëjmë për të kthyer paqen. Misioni ynë është i qartë, të demonstrojmë seriozitetin e qëllimit të NATO-s, që udhëheqësit serbë të kuptojnë se nuk do të lejojmë ofensiva të përgjakshme kundër të pafajshmëve në Kosovë”, tha ai.

LAJMI KRYESOR: 22 vite nga bombardimi i NATO-s në Kosovë që i dha fund vuajtjes!/ Kurti kryen homazhe në varret e luftëtarëve

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota 22-vjetori i bombardimeve te nato bill clinton 22-vjetori i bombardimeve te nato bill clinton

Sondazh

Poll