Bota

Kryeministri Edi Rama letër urimi Albin Kurtit: Besoj se do t’i kaloni me sukses sfidat e Kosovës

24 Mars 2021, 16:05 Nga DOSJA
Kryeministri Edi Rama letër urimi Albin Kurtit: Besoj se do t’i

KOSOVË– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dërguar një letër urimi homologut të tij Kosovar, Albin Kurti, i cili dy ditë më parë mori postin e kryeministrit të Qeverisë së Kosovës.

Në letër, Rama shkruan se beson se Kurti dhe ekipi i tij qeverisës do t’i kapërcejnë më sukses sfidat me të cilat po përballet Kosova.

“Unë mbetëm gjithashtu besimplotë se ju dhe ekipi juaj qeverisë do t’i kapërceni me sukses sfidat me të cilat përballet Republika e Kosovës në përparimin e saj të gjithanshëm demokratike integrues në rajoni dhe më gjerë, drejt rrugëtimit të saj euroatlantik”,-  thuhet në letrën e kryeministrit shqiptar.

Sipas Insajder, Rama ka ftuar Kurtin edhe për vizitë në Shqipëri, siç thuhet në letër, kurdo që i pari i Qeverisë së Kosovës e ka të përshtatshme.

“Duke riafirmuar vendosmërinë time dhe të Qeverise që unë kryesoj për t’i zgjedhur e intensifikuar më tej marrëdhëniet tona, unë besoj fort se tashmë ekzistojnë të gjitha mundësitë dhe potencialet për ndërmarrje të rëndësishme e projekte të guximshme në shumë sektorë, përfshirë përballjen e përbashkët me COVID-19. Këto ndërmarrje do t’i kontribuojnë përmirësimit të jetës dhe përparimit e integrimit më të shpejtë të shqiptarëve”,– ka vijuar ai.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora edi rama uron albin kurtin qeveria kurti 2 edi rama uron albin kurtin qeveria kurti 2

Sondazh

Poll