Politike

Bizneset e vogla në vështirësi në Kukës, Flamur Hoxha: Qeveria Basha do ta ndryshojë gjendjen!

24 Mars 2021, 09:02 Nga DOSJA
Bizneset e vogla në vështirësi në Kukës, Flamur Hoxha:

KUKËS– Në Kukës, bizneset e vogla po vuajnë nga rritja e taksave, faturave dhe gjobave.  Këto shqetësime ia ngriti drejtuesit politik të qarkut Kukës Flamur Hoxha, pronarja e një parukerie. Edlira thotë se të ardhurat janë të pakta, taksat të shtuara dhe presioni me furgonë policie gati i përditshëm.

Ajo tregoi se edhe energja mbifaturohet, ndërsa qeveria është inekzistent për t’u dhënë ndihmë në këtë krizë që e ka thelluar akoma më shumë pandemia. Në qarkun e Kukësit ka shumë biznese si i Edlirës, të cilët përfaqësuesi i PD i siguroi se pas 25 prillit situata ka për të ndryshuar.

“Gratë sipërmarrëse do të kenë kujdesin e qeverisë”- tha zoti Hoxha. Ai përmendi vendosjen e vetëm 1 takse për biznesin e vogël, 0.5%, pa asnjë taksë tjetër lokale, uljen e taksave në 9 përqind, uljen e sigurimeve shoqërore, uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe lehtësi të tjera që nxisin biznesin. “Përmes masave të qeverisë Basha, ne synojmë që në xhepat tuaj të mbeten më shumë para dhe të krijohen vende të reja pune”- tha zoti Hoxha.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike flamur hoxha flamur hoxha

Sondazh

Poll