Bota

Vila e Hashim Thaçit nguli themelet në pronën e mbretit Aleksandër! Mediat serbe ‘zbarkojnë’ në lagjen e ish-president

24 Mars 2021, 08:19 Nga DOSJA
Vila e Hashim Thaçit nguli themelet në pronën e mbretit

PRISHTINË– Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet në Hagë, ku edhe po përballet me akuzat për krime lufte. E gjatë kohës që ai mungon në Kosovë, mediat serbe kanë gjetur kohën që të analizojnë banesën e tij, në zonën e Qagllavicës në Prishtinë. Ekipi i “Alo” ka zbarkuar në zonë dhe ka nisur pyetsorin tek fqinjët e ish-presidentit, duke “zbuluar” edhe pronarin e pronës tek e cila Thaçi kishte ndërtuar shtëpinë e tij. 

ARTIKULLI I PLOTË:

Vetëm tre kilometra nga Prishtina Thaçi dhe të katër vëllezërit e tij, shqiptarë të pasur, ndërtuar shtëpi moderne, të cilat nuk mbeten pas atyre të perëndimit dhe serbëve të tjerë. Policët qarkullojnë përreth.

“Gruaja dhe djali i tij jetonin atje por nuk i kemi parë këto kohë. Mbase kanë shkuar në Hagë për të qëndruar pranë Thaçit,“-thotë një serb. 

Thaçi, i cili dha dorëheqjen si president i Kosovës më 5 nëntor sepse iu desh të udhëtonte në Hagë për shkak të padive për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, u zhvendos në vilën e tij para Vitit të Ri 2019. Serbët që jetojnë në të njëjtën zonë me të kanë rrëfyer se nuk kanë pasur asnjë problem me të apo për shkak të tij. Ai ishte, sipas tyre, një fqinj i kulturuar që u fliste me edukatë. Serbët në këtë zonë ishin të vetëm, të rrethuar nga vetëm pesëmbëdhjetë shtëpi shqiptare, deri në tragjedinë e 17 marsit, gjatë së cilës shqiptarët dogjën dhe vranë gjithçka serbe në të gjithë Kosmetin. Ndërsa në Qagllavicë një duzinë shtëpish u dogjën dhe dy serbë u plagosën. Suksesi më i madh i shqiptarëve, të paktën në këtë fshat, ishte se njerëzit u trembën dhe pastaj filluan të shesin shtëpi dhe prona tek shqiptarët e pasur duke krijuar kështu një zonë elitare në periferi të Prishtinës. Më në fund, paqe dhe qetësi pranë qytetit.

Nebojsa Markoviç, president i këshillit lokal të Qagllavicës, i cili është gjithashtu fqinji i parë i Thaçit, thotë se serbët filluan të humbnin besimin dhe shpresën se gjërat do të shkonin më mirë pas ditës së tragjedisë duke shitur pronat e tyre.

“Tani ka rreth 160-170 shtëpi serbe, nga të cilat 50 janë bosh, dhe gjithsej jemi rreth 300 veta. Ne nuk e dimë numrin e saktë të shtëpive shqiptare, por ka të paktën një mijë shqiptarë. Nuk kemi asnjë problem me fqinjin Thaçi. Jemi parë disa herë teksa ai ka kaluar në zonë dhe jemi përshëndetur “Mirëdita!”. Pas largimit të tij në Hagë, në zonë kanë ndoshur shumë grabitje. Policia është kudo,“- thotë Markoviç.

Ai gjithashtu thotë se rrugëve u ishin vendosur emrat para se ai të shpërngulej, dhe tek ish-presidenti ka gjetur mbështetje, pasi kurrë s’ka kërkuar ndërrimin e tyre. 

“Stefan Nemanja është përpara tij, Dušan Silni është prapa këtu. Thaçi është midis dy ‘Nemanjićs’ më të fortë. Ne jemi krenarë për emrat e këtyre rrugëve dhe që ata banorë kanë mbijetuar e ende jetojnë këtu,”-shtoi ai. 

Historiani Marko Markoviç thotë se prona në të cilën jeton Thaçi, i përket mbretit Aleksandar Karadjordjevic, i cili iadha si një dhuratë familjes Uzelac, e cila u zhvendos nga Lika.

Marrë dhe përshtatur nga ALO

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci shtepia e hashim thacit hashim thaci shtepia e hashim thacit

Sondazh

Poll

Bota 24 Mars 2021, 07:28

Lirohen qindra të burgosur në Mianmar

Qindra persona, që janë arrestuar për shkak të pjesëmarrjes në protesta, si pasojë e puçit ushtarak në Mianmar (Birmani), janë liruar më 24 mars nga burg...