Bota

E rëndë/ Ushtria në Mianmar i merr jetën një vajze 7-vjeçare

24 Mars 2021, 07:37 Nga DOSJA
E rëndë/ Ushtria në Mianmar i merr jetën një vajze

MIANMAR-Një vajzë shtatë vjeçare është vrarë nga ushtarët në Mianmar, duke u bërë kështu viktima më re, gjatë protestave për grushtin e shtetit. Sipas TheGuardian, ushtarët qëlluan në drejtim të babait të saj, por goditën vajzën që ishte ulur në prehrin e tij brenda shtëpisë së tyre.

Zëdhënësi i ushtrisë, Zaë Min Tun ka thënë se 164 protestues ishin vrarë gjithsej dhe shprehur trishtim për vdekjet.

“Ata janë qytetarë tanë,“-është shprehur ai.

Ndërkohë, aktivistët kanë thënë se numri i viktimave është më i lartë, gati 261 njerëz.

Protestat  në vend vijojnë, për lirimin e udhëheqësve të tyre të zgjedhur, përfshirë Suu Kyi. Mianmar në 1 shkurt është përballuar me një grusht shteti. Ushtria ka marrë në dorë kontrollin, pasi ka arrestuar udhëheqësen, Aung San Suu Kyi, e cila akuzohet për manipulim të votave.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota grushti i shtetit ne mianmar grushti i shtetit ne mianmar

Sondazh

Poll

Bota 24 Mars 2021, 07:28

Lirohen qindra të burgosur në Mianmar

Qindra persona, që janë arrestuar për shkak të pjesëmarrjes në protesta, si pasojë e puçit ushtarak në Mianmar (Birmani), janë liruar më 24 mars nga burg...