Bota

Kurti kryen homazhe në Prekazi kujton bombardimet e NATO-së: Drejtësia nuk është vënë në vend për familjen Jashari

24 Mars 2021, 07:55 Nga DOSJA
Kurti kryen homazhe në Prekazi kujton bombardimet e NATO-së:

KOSOVË-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kabinetin e tij qeveritar në ka shkuar për të kryer homazhe në Prekaz, duke kujtuar 22-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s në Kosovë.

Sipas Gazeta Express, në Prekaz ai ka mbajtur një fjalim. Ai ka thënë se ka shkuar me kabinetin që ai udhëheq në vendin e flijimit dhe të bashkimit, ku tre breza të familjes Jashari u vranë nga forcat serbe, por njëkohësisht është shënuar dhe ngritja në këmbë e popullit shqiptar dhe nxiti mbështetjen ndërkombëtare.

“Dje pranuam detyrën si Qeveri e re që u votua në Kuvendin e Kosovës të hënën mbrëma. Sot në ditën e parë të punës me zëvendëskryeministrat dhe ministrat erdhëm herët në mëngjes në Prekaz në këtë vend të flijimit dhe të bashkimit, ku tre breza të familjes Jashari u vranë nga forcat serbe, mirëpo, rënia e tyre heroike e ngriti në këmbë popullin shqiptar, i dha hov ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e zgjoi ndërgjegjen ndërkombëtare që me 24 mars dërgoi aleancën më të fuqishme në historinë e njerëzimit kundër një shteti gjeneciodal siç ishte Serbia e Millosheviqit,”-ka thënë ai.

Po ashtu, ai është shprehur se ende nuk është vënë në vend drejtësia për familjet e Jashari dhe shumë familje të tjera, të vrara.

“I kujtojmë me shumë dhembje e mall, Shaban, Hamëz e Adem Jasharin e të gjithë pjesëtarët e kësaj familje, gjysma e të cilëve ishin gra e fëmijëve, drejtësia nuk është vënë në vend ashtu si për shumë dëshmorë e martir të tjerë. Gjaku i tyre nuk humbet kurrë, emri i tyre nuk harrohet kurrë, ne kthehemi në Prekaz për të kuptuar nga vijmë e për të ditur se nga duhet të shkojmë”, ka thënë Kurti.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora 22 vjetori i fillimeve te bombartuar ne nari albin kurti kosove 22 vjetori i fillimeve te bombartuar ne nari albin kurti kosove

Sondazh

Poll

Bota 24 Mars 2021, 07:28

Lirohen qindra të burgosur në Mianmar

Qindra persona, që janë arrestuar për shkak të pjesëmarrjes në protesta, si pasojë e puçit ushtarak në Mianmar (Birmani), janë liruar më 24 mars nga burg...