Bota

Kim Yong Un sfidon Joe Biden! Koreja e Veriut lëshon dy raketa me rreze të shkurtër veprimi

24 Mars 2021, 07:49 Nga DOSJA
Kim Yong Un sfidon Joe Biden! Koreja e Veriut lëshon dy raketa me rreze

KORE E VERIUT– Koreja e Veriut ka kryer provën e saj të parë të armëve që kur Presidenti Joe Biden mori detyrën, sipas tre zyrtarëve amerikanë, duke lëshuar dy raketa me rreze të shkurtër veprimi.

Testi ishte pritur gjerësisht, pasi zyrtarët dhe ekspertët kanë parashikuar prej kohësh që udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un do të përpiqet t’i dërgojë një mesazh administratës së Biden rreth rëndësisë së vendit të tij në rajon, shkruan CNN.

Koreja e Veriut lëshoi raketa me rreze të shkurtër, ndoshta artileri ose raketa lundrimi, jo raketa balistike, një dallim kryesor që nënvizon pikëpamjen e administratës së Biden se nuk kualifikohet si shkelje serioze. Lëshimi i raketave, nëse konfirmohet, vjen disa ditë pas vizitave në Seul dhe Tokio të Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.

Administrata e Presidentit Biden, e cila po bënë një rishikim të politikave ndaj Koresë së Veriut, është përpjekur të rifillojë bisedimet me Korenë e Veriut. Por Koreja e Veriut thotë se nuk do t’i përgjigjet thirrjeve për dialog.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota joe biden kim yong un koreja e veriut leshon dy raketa joe biden kim yong un koreja e veriut leshon dy raketa

Sondazh

Poll

Bota 24 Mars 2021, 07:28

Lirohen qindra të burgosur në Mianmar

Qindra persona, që janë arrestuar për shkak të pjesëmarrjes në protesta, si pasojë e puçit ushtarak në Mianmar (Birmani), janë liruar më 24 mars nga burg...