Bushati: Albini dhe Vjosa shihen me zili në Tiranë, Serbinë duhet ta shohim në sytë e Kosovës
23 Mars 2021, 20:31Nga DOSJA
TIRANË– Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka komentuar qeverinë e re të Kosovës, me Kryministër Albin Kurti.
I ftuar në ‘A Show’ ai ka thënë se Kurti dhe Vjosa Osmani shihen me zili në Tiranë, pasi këto të fundit janë shembuj të rezistencës dhe të integritetit politik.
Ai ka folur dhe për marrëdhëniet që duhet të ketë Shqipëria me Serbinë, duke thënë se është përcaktuese në fatin e 6 vendeve në rajon. Më tej ai ka thënë se Serbia duhet të shihet nga Shqipëria në sytë e Kosovës.
‘Kam parë shumë zhvillime pozitive në Prishtinë. Kam pasur dhe kultivoj raporte shumë të mira me të gjithë ata atje edhe para se të isha ministër i Jashtëm. Më ka mbushur me optimizëm si Albini dhe Vjosa. Më pëlqen dhe ekipi që ata kanë kompletuar. Pritshmëritë janë të mëdha, përgjegjësitë edhe më të mëdha. Uroj me gjithë zemër që ata të ja dalin dhe të vendosin një shembull të qeverisjes demokratike në rajon sepse ne shqiptarët shihemi si delja e zezë, që nuk dimë të bëjmë një qeverisje demokratike. Albini dhe Vjosa janë shembuj të rezistencës dhe të integritetit politik dhe kjo është arsyeja që unë u uroj sukses. Kjo është edhe arsyeja që ata fatkeqësisht shihen me shumë zili në Tiranë. Tek ideja e ndarjes së Kosovës, nisi dhe ftohja Tiranë-Prishtinë Raporti Shqipëri-Serbi është i rëndësishëm se është prcaktues fatet e vendit të 6 vendeve të rajonit. Ne Serbinë duhet ta shohim me sytë e Kosovës. Kosova e njeh shumë herë më mirë se mund ta mjohim ne, për shkak të historisë dhe luftrave.”- ka thënë Bushati.
(A.k.dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
SHKODËR– Ambasadorja Yuri Kim deklaroi në intervistën me gazetaren Esiona Konomi se informacionet në lidhje me shpalljen non grata të Tom Doshit, Adr...
SHKODËR– KQZ nuk e përjashtoi Tom Doshin nga kandidimi për zgjedhjet e 25 prillit, pavarësisht thirrjeve të SHBA-së. Ilirjan Celibashi “topin” ia kal...
SHKODËR– Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka deklaruar nga Shkodra në një intervistë ekskluzive për gazetaren e ABC Esiona Konomi, se dhuna pa...
TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati i ka folur për përplasjen që ndodhi ditën e sotme mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kryedemorkatit...
TIRANË- Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar në lidhje me skandalin e nga emisioni investigativ Boom i Ora Neës, ku një person që ...
TIRANË-Diaspora për Shqipërinë e Lirë dhe Federata Vatra, ka reaguar, pas deklaratave të kandidates për deputete nën siglën e Partisë Socialiste, Luljeta B...
BRUKSEL– Komisioni Europian i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi reagim urgjent pas video-konferencës së komisioneres Maria Gabriel me...