Politike

Ndarja e detit/ Bushati: Nevojitet një proces maturimi, Shqipëria dhe Greqia duhet të bien dakort se për çfarë çështjesh

23 Mars 2021, 20:24 Nga DOSJA
Ndarja e detit/ Bushati: Nevojitet një proces maturimi, Shqipëria dhe

TIRANË – Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati,  ka folur edhe në lidhje me marrëveshjen e detit.

I ftuar në emisionin “A Show”, Bushati, ka thënë se Greqia është ende në luftë me Shqipërinë, për të kaluar tek çështja çame dhe tek deti.

Ndër të tjera, Bushati ka thënë se Shqipëria dhe Greqia, duhet të bien dakort se për  çfarë çështjesh do të shkojnë në Hagë.

“Greqia ja ka dalë të imponojë çështjen e detit, sepse më shumë flitet për këtë çështje se sa të gjithë paketën e çështjeve që kemi me Greqinë. Edhe pse jemi dy vende anëtarë të NATO-s kemi ligjin e luftës. Greqia është ende në luftë me Shqipërinë, për të kaluar tek çështja çame dhe tek deti . Nuk ka nogociata që bëhen me prozhektor ndezur. Është interes i Shqipërisë dhe Greqisë për ta mbyllur procesin e ndarjes së detit. Për të shkuar në Hagë nevojitet një proces maturimi. Duhet të jemi serioz dhe në momentin që të ballafaqohemi në Hagë Shqipëria dhe Greqia duhet të bien dakort se për çfarë çështjes do të shkojnë në Hagë.”- tha ai.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike dimtir bushati dimtir bushati

Sondazh

Poll