Politike

KQZ çon për verifikim 12 kandidatë/ Kristaq Kume: Kërkon të tërheqë vëmendjen e SHBA-së

23 Mars 2021, 12:51 Nga DOSJA
KQZ çon për verifikim 12 kandidatë/ Kristaq Kume: Kërkon

Pas publikimit të 12 kandidatëve për deputetë që janë dërguar për një verifikim të thelluar, ka reaguar Kristaq Kume. Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume deklaroi në “Quo Vadis” se KQZ po bën thjesht detyrën, ndërsa shtoi se zbardhja e emrave është bërë me qëllim për t’iu thënë ndërkombëtarëve që po e trajtojnë këtë proces me seriozitet.

Sipas tij, të gjithë kandidatët duhet të kalonin në sitën e vërtetësisë së asaj që kanë deklaruar.

Është një kërkesë e ligjit, por të veprohet kështu, më jep ndjesinë që më shumë se arritja e qëllimit, është përdorimi në funksion të interesit të garës që është duke u zhvilluar. Dua të them që përpara ligjit, të gjithë kandidatët, kanë detyrimin, ose janë të ekspozuar përpara kontrollit të asaj që kanë deklaruar. Duhet t’i kontrollojnë të gjithë, pa na thënë se për kë është duke e bërë në mënyrë të thelluar. Të bëjë detyrën; nuk më lë shije të mirë që deklarohet se çfarë është duke bërë. Që të gjithë kandidatët duhet të kalojnë në sitën e vërtetësisë së asaj që kanë deklaruar. Këtë e bëjnë për t’iu thënë ndërkombëtarëve, kryesisht SHBA, që ne po e trajtojmë këtë gjë me seriozitet. Por , në fakt ata po zbatojnë atë çfarë i detyron ligji.

Marre nga Vizion Plus

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike kristaq kume kristaq kume

Sondazh

Poll