Politike

Projektligjet e Reformës në Drejtësi/ Gjonaj: Synohet vetëm rritja e efiçencës në sistemin në drejtësi

23 Mars 2021, 12:31 Nga DOSJA
Projektligjet e Reformës në Drejtësi/ Gjonaj: Synohet vetëm

TIRANË– Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha gjatë seancës në Kuvend se deri tani janë shkarkuar 58 gjyqtarë nga Vettingu, duke u hapur rrugë tjerëve që e meritojnë. Ajo theksoi se paketa e ndryshimeve me 10 projektligjet e Reformës në Drejtësi do të sjellë vetëm efekt pozitiv në sistemin e Drejtësisë.


Pavarësisht se janë 10 projektligje ka vetëm një qëllim, rritjen e efiçencës së sistemit në drejtësi. Të ketë garanci për prokurorë dhe gjyqtarë, që nëpërmjet këtyre ndryshimeve, marrja e një zgjidhje të drejtë e të shpejtë të ndihet sa më parë. Rezultatet e Vettingut janë të jashtëzakonshme, ku 58 e gjyqtarë janë shkarkuar nga Vettingu dhe kanë lënë një vakancë në sistem. Rritja e efektshmërisë së SPAK është gjithashtu objektivi i arritur. Nëpërmjet ndryshimeve brenda kuadrit, shtyllat e reformës në drejtësi jo vetëm s’do të cenohen por të garantohet zbatimi më i shpejtë i saj”, tha Gjonaj.

LAJMI KRYESOR: Miratohen ndryshimet e Reformës në Drejtësi, votohen 10 projektligjet! Kuvendi jep “ok” për vaksina ruse e kineze, Manastirliu: Sigurimi i dozave? Luftë brrylash. Ballaku ‘merret në pyetje’ për Skavicën

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike etilda gjonaj senca plenare 23 mars 2021 etilda gjonaj senca plenare 23 mars 2021

Sondazh

Poll

Politike 23 Mars 2021, 10:14

TIRANË– Sot Kuvendi do të votojë disa projektligje të rëndësishme lidhur me sigurimin e vaksinave anti-COVID nga rusia dhe Kina. Por në Kuvend nuk kanë mbe...