Politike

KQZ shkurtoi listën, KAS rrëzon Celibashin/ PD-AN në zgjedhje me 222 kandidatë për deputetë, PS e ankimon (ZHVILLIMET)

23 Mars 2021, 09:38 Nga DOSJA
KQZ shkurtoi listën, KAS rrëzon Celibashin/ PD-AN në zgjedhje me

TIRANË–Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike për të vijuar me listën prej 222 kandidatësh në listën për zgjedhjet e 25 prillit. Ky vendim u mor ditën e sotme gjatë mbledhjes së zhvilluar, ku të pranishëm ishin përfaqësues të PD-së dhe PS-së.

PD dorëzoi pas korrigjimit të listave 222 kandidatë, ndërkohë KQZ theksoi se lejohen deri në 153. Në seancën e sotme PD nëpërmjet sekretarit për zgjedhjet, Ivi Kaso kërkoi që lista të regjistrohet e plotë pasi cënohen të drejtat e kandidatëve, partive politike dhe koalicionit në tërësi.

Në mbledhje përfaqësuesit e Partisë Socialiste u shprehën se nuk duhej miratuar lista e koalicionit zgjedhor pasi PD-ja ka dërguar 222 emra në total nga 153 emra që lejohet. Nga ana tjetër përfaqësuesit e KAS u shprehën se ende nuk kanë filluar shqyrtimin e listave.

Sekretari për çështjet Zgjedhore i Partisë Demokratike, Ivi Kaso argumentoi këtë vendim duke thënë se në asnjë dispozitë të ligjit nuk përcaktohet një shifër maksimale. disa orë pas kësaj mbledhjeje, Partia Socialiste ka vendosur që ta ankimojë këtë vendim të KAS dhe ka vendosur që ta depozitojë anikimin në Kolegjin Zgjedhor.


BISEDA:

PS: Me këtë praktikë hiqet e drejta që PS të marrë pjesë në zgjedhje, lista ka disa shkelje jemi në proces. I hiqni të drejtën partive që të ankimojnë listat. Nuk mund të hiqni të drejtën e ankimimit. Nuk duhej miratuar lista e Koalicionit opozitar. Gara cënohet me numrin e kandidatëve.

KASO: Dispozita nuk përfaqëson tavan, por një gjë tjetër, ky numër të jetë i plotpjesëtueshëm me tre, të paktën 1 në çdo tre kandidatë të materializohet dhe të jetë real edhe në praktike. Në çdo zonë zgjedhore janë të plotpjesëtueshëm me 3. Vlerësojmë që listat janë në përputhje të plotë me dispozitën ligjore. Gjithmonë ka përmbajtur dyshemenë e nevojshme të cilën subjektet zgjedhore duhet të paraqesin në listën shumë emërore. Numri i kandidateve nuk mund të jetë më i vogël se sa numri i mandateve që duhet të zgjidhen në zonën përkatëse. Kjo do të mohonte të drejtën e partive në koalicion, që partitë të kishin të paktën një kandidat të tyre në çdo qark.

KAS: Nuk kemi filluar ende shqyrtimin e listave, po shqyrtojmë vetëm nëse ka interes.
Në fund KAS pranoi unanimisht padinë e palës së interesuar. Sipas tyre numri i paraqitur është më i lartë, pasi u shprehën se PD solli listat me një numër më të lartë kandidatësh.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike mbledhja e kas zgjedhjet e 25 prillit 2021 mbledhja e kas zgjedhjet e 25 prillit 2021

Sondazh

Poll