Politike

Konferenca e Bashës me Komisioneren/ Rama: Videomuhabete elektorale, ndërhyrje në fushatë! Kreu i PD: Rruga jonë është BE

23 Mars 2021, 11:55 Nga DOSJA
Konferenca e Bashës me Komisioneren/ Rama: Videomuhabete elektorale,

TIRANË– Videokonferenca e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me Komisioneren e Bashkimit Europian, Maria Gabriel është kthyer në “epiqendrën” e debatit mes tij dhe kryeministrit Edi Rama. Menjëherë pas mbylljes së aktivitetit elektoral, kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter duke kërkuar ndërhyrje nga Brukseli. Kjo pasi sipas kreut të qeverisë, prania e komisionerit në aktivitetin online politik të Bashës është ndërhyrje në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ndër të tjera, Rama shkruan se Komisioni Europian nuk duhet të ndërhyjë në fushatat elektorale, duke shtuar se është në pritje të një përgjigje zyrtare nga BE-ja. 

“Dikush në Bruksel duhet t’u thotë komisionerëve që harxhojnë kohën e punës së paguar nga taksat e popujve të Europës, për të bërë videomuhabete elektorale me Lulëzim Bashën, se kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE! Në dijeninë time Komisioni Europian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe unë pres ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e kam unë gabim e ndoshta komisionerët kanë vërtetë të drejtë të bëhen palë kur popujt e Europës zgjedhin qeveritë e tyre!,”-tha Rama.

Vetëm pak më pas, një reagim ka ardhur edhe nga demokrati Basha. Në të njëjtin rrjet sociale, kandidati i opozitës për kryeministër tha se është shumë i vendosur që të bëjë gjithçka që të integrojë vendin në BE. 

I habitshëm nervozizmi i Rames. Unë, PD dhe shqiptarët e kemi përcaktuar rrugën tonë që në dhjetorin ‘90: ajo është rruga që të çon në Europë. Sot të gjithë e kuptojnë se pa u afruar me BE, Shqipëria nuk do të mund të bëjë përpara. Për 8 vjet, jo vetëm që Rama nuk bëri asgjë për ta afruar integrimin, por ai bëri hapa prapa. Unë jam i vendosur të bëj gjithçka për të ecur përpara me integrimin europian, për të sjellë ndryshimin e vërtetë, arsim cilësor dhe punësim dinjitoz për shqiptarët këtu në Shqipëri. Mirënjohje BE, KE për ndihmë e pakursyer që i kanë dhënë dhe do ti japin vendit tonë,”-shkruan ai. 

Akuzave të kryeministrit Edi Rama u është përgjigjur vetë komisionerja dhe Komisioni Europian gjithashtu. Në një prononcim për A2CNN, Gabriel thotë së mori pjesë në Tryezën e Rrumbullakët të Arsimit, me ftesë të Universitetit të Vjenës, që kishte organizuar eventin dhe se ka mbajtur vetëm një fjalim. Të njëjtën gjë pohoi edhe Brukseli zyrtar.

Gjatë paradites së sotme, kryedemokrati Basha zhvilloi një takim online me Komisioneren, e cila gjatë fjalës së saj i shprehu dëshirën për një takim sa më të shpejtë. Ndërsa në kryefjalë të takimit ka qenë arsimi në Shqipëri.  

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha replikat e fushates edi rama lulzim basha replikat e fushates

Sondazh

Poll

Politike 23 Mars 2021, 10:14

TIRANË– Sot Kuvendi do të votojë disa projektligje të rëndësishme lidhur me sigurimin e vaksinave anti-COVID nga rusia dhe Kina. Por në Kuvend nuk kanë mbe...

Politike 23 Mars 2021, 10:02

TIRANË– Gjykata Administrative e Tiranës ka shtyrë me 5 ditë shqyrtimin çështjes së ngritur nga Fryma e Re Demokratike, forcë politike që ka kundërs...