Politike

Grida Duma në Kavajë: Rritja e pagave është hapi më emergjent që të kthejmë të rinjtë në vend

23 Mars 2021, 12:16 Nga DOSJA
Grida Duma në Kavajë: Rritja e pagave është hapi më

KAVAJË– Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Kavajë, Grida Duma, është takuar këtë të martë me një nga biznesmenët e qytetit. Pronari i saj, i quajtur Altin, i ka treguar Grida Dumës vështirësitë që hasin çdo ditë, kur ndër më kryesoren renditi çmimin e lartë e energjisë.

“Biznesi është në vështirësi ekstreme dhe problem më i madh në biznes është barra fiskale në çdo veprim që ne ndërmarrim. Rinia po largohet me të drejtë. Kemi 30 vite në biznesin e mobilierisë. Kur rritesh me kulturën e punës është shumë mirë por vështirësi janë pambarimisht prej disa vitesh mes taksave, tatimeve, çmimit të energjisë dhe së fundmi edhe të rinjtë që largohen se nuk shohin shpresë…”, u shpreh pronari i mobilierisë.

Ndërkohë, Grida Duma ka treguar planin që ka PD për të rinjtë dhe bizneset, ku ka theksuar se për të rinjtë, Partia Demokratike ka në plan të rrisë pagat.

Rritja e pagave është hapi më emergjent që të kthejmë të rinjtë në vend e të mbështesim bizneset që të zhvillohet. Duhet të rrisim konsumin ekonomik sepse çdo gjë shkon më pas në drejtimin e duhur. Nuk duhet të tolerojmë jetesë në ekstremet e vështirë për qytetarët se në këtë formë vrasim të gjithë sistemin ekonomik në vend”, u shpreh Grida Duma.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike grida duma grida duma

Sondazh

Poll

Politike 23 Mars 2021, 10:14

TIRANË– Sot Kuvendi do të votojë disa projektligje të rëndësishme lidhur me sigurimin e vaksinave anti-COVID nga rusia dhe Kina. Por në Kuvend nuk kanë mbe...