Politike

Ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës! Balluku iu përgjigjet pyetjeve të deputetëve: Do të jemi në kontakt për të evid

23 Mars 2021, 11:06 Nga DOSJA
Ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës! Balluku iu përgjigjet

TIRANË– Ministrja Belinda Balluku iu është përgjigjur ditën e sotme gjatë seancës së Kuvendit, pyetjet e deputetëve në lidhje me ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Ajo bëri të ditur se do të merren parasysh të gjitha shqetësimet që banorët kanë. Ndërsa për aleatin që do të jetë pjesë e ndërtimit, Balluku tha se kur SHBA dhe Shqipëria bëhen bashkë ndodhin shumë gjëra të mira.

PYETJET-PËRGJIGJET:

Ralf Gjoni: Unë e mbështes iniciativën e qeverisë për të lidhur kontratë me kompaninë amerikane, është mirë që amerikanët po tregojnë interes. Ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës do të donte dhe shpërnguljen e banorëve, cfarë do të ndodhë me këto banorë.

Balluku: Do të zgjeroja disa më tepër shqetësimin, kontrata përfundimtare, që do të lidhet për hidrocentralit do të ketë një kapitull të tërë për përgjegjësinë ndaj banorëve të zonës. E kemi një numër të përafërt të familjeve që preken. Prandaj ne e ndamë kontratën në dy pjesë. Menjëherë pas përfundimi të kontratës së parë, do të nxjerrë me detaje zonat që do të duhen të shpronësohen. Do të ketë dhe ndikime mjedisore, do të thoja disa elementë të rëndësishëm. Është detyrim dëgjesa publike, kur të nisë kontrata studimore do të ketë dëgjesa publike. Le ti lëmë mundësinë, që të vlerësohet fakti dhe nga opinioni publik që kontrata të ndahet në dy pjesë.

Gjuzi: A keni marrë ju në kontakt me protestuesit në lidhje me investimin?

Balluku: Ministrja e energjisë, ka pasur dëgjesa publike të bëra në zonë. I kemi të dokumentuara, për të evidentuar të gjitha shqetësimet që janë sjellë. Ne do të jemi në kontakt, ne dhe kompania. Do të jemi në kontakt për të evidentuar këto shqetësime.

Kostaq Papa: Ne duam aleatët tanë, a është e këtij mendimi, që të duam më shumë Shqipërinë dhe të duam tokën tonë, por ne do të interesohemi për tokën tonë?

Balluku: Ministrja është në mendimin që të kesh si aleat SHBA është një fat shumë i madh. Kur SHBA dhe Shqipëria bëhen bashkë, bëhen shumë gjëra të mira.

LAJMI KRYESOR: Miratohen ndryshimet e Reformës në Drejtësi, votohen 10 projektligjet! Kuvendi jep “ok” për vaksina ruse e kineze, Manastirliu: Sigurimi i dozave? Luftë brrylash. Ballaku ‘merret në pyetje’ për Skavicën

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike belinda balluku senca plenare 23 mars 2021 belinda balluku senca plenare 23 mars 2021

Sondazh

Poll

Politike 23 Mars 2021, 10:14

TIRANË– Sot Kuvendi do të votojë disa projektligje të rëndësishme lidhur me sigurimin e vaksinave anti-COVID nga rusia dhe Kina. Por në Kuvend nuk kanë mbe...

Politike 23 Mars 2021, 10:02

TIRANË– Gjykata Administrative e Tiranës ka shtyrë me 5 ditë shqyrtimin çështjes së ngritur nga Fryma e Re Demokratike, forcë politike që ka kundërs...