Politike

Në prag të zgjedhjeve! PD nuk lë hapësirë për gabime, zbulohet PLANI: Strukturat po përgatiten, do u sigurojmë votuesve

23 Mars 2021, 12:48 Nga DOSJA
Në prag të zgjedhjeve! PD nuk lë hapësirë për

TIRANË- Drejtuesi i fushatës së PD, Alfred Rushaj zbuloi në emisionin “Quo Vadis” se PD ka ngritur struktura që kanë për qëllim mbrojtjen e votuesve.

Duke përmendur incidentin e regjistruar në Elbasan, numri dy i demokratëve theksoi se po përgatiten për më të keqen.

“Janë ngritur struktura të mbrojtjes së votës në çdo zonë që mundohen të ndjekin dhe evidentojnë çdo lloj parregullsie dhe të Kodit Zgjedhor. Struktura po përgatitet edhe për mbrojtjen fizike të votuesve, të komisionerëve. Janë njerëz të gatshëm për të bërë detyrën e tyre për të mbrojtur çdo njëri që nuk mbrohet nga policia. Mendojmë se do të jetë një ditë e qetë, por po përgatitemi për më të keqen, ku do të jemi në mbrojtje të çdokujt që ka nevojë për mbrojtje.”

Marrë nga Vizion Plus

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike alfred rushaj zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 alfred rushaj zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll