Politike

“Nga skemat piramidale te ekonomia pas komunizmit”/ Berisha: U bën një seri gabimesh të pashmasngshme kur PD-ja e

22 Mars 2021, 21:44 Nga DOSJA
“Nga skemat piramidale te ekonomia pas komunizmit”/ Berisha: U

TIRANË – Ish-Kryeministri, Sali Berisha, mbrëmjen sotme, ka folur për gabimet që bëri gjatë kohës që ishte në qeverisje, por edhe për vështirësitë që haësn në këtë periudhë.

I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’, ai ka thënë se një nga gabimet ishte tolerimi i skemave piramidale, që sipas Berishës atë kohë bëri gjënë e duhur, duke iu përgjigjur rebelimit komunist me zgjedhje.

Më tej ai ka thënë se pavarësisht gabimeve asgjë nuk e errëson,  suksesin e  jashtëzakonshëm që u arrit.

‘22 marsi 1992 është një nga datat që ndau epokat dhe historinë e kombit dhe që e shfrytëzoj rastin të përulem me mirënjohjen me të thellë me respektin më të madh ndaj burrave dhe grave që me votën e tyre përmbysën diktaturën më të egër koministe të Evropës dhe çelën dyert të një epoke të bazuar në vlerat e demokracisë. Në kuptimin më literal të fjalës, forca demokratike në Shqipëri, e filluan qeverisjen e tyre nga tokë e djegur dhe në shumë aspekte nga zero. Në këtë kontekst unë mund të them se jo një por një seri gabimesh të pashmasngssme janë kryer, por ato nuk errësojnë dot asgjë, suksesin e  jashtëzakonshëm që u arrit. Nëse Shqipëria vinte në dështimin e saj si vendi i tretë më i i varëfër i planetit, si vendi që dilte nga izolimi më oruellian i kohës, si vendi që kishte çështjen kombëtare më të ndërlikuar dhe të bazuar e tëra në padrejtësitë më të mëdha që Evropa kishte bërë gjatë atij shekulli, barra ishte e jashtëzakonshme. Gabimi kryesor ishte tolerimi i skemave piramidale, që në atë kohë kam marrë të gjithë vendimet e duhura, i jam përgjigjur rebelimit komunist me zgjedhje, dhe PD u rikthye për  të nxjerrë nga pushteti ata që erdhën me rebelim, që i nxorri me votën e lirë. Mendoj që 22 marsi mbetet nga një datat më të mëdha në historinë e lirisë së shqiptarëvve. Nëse kthehemi në atë kohë theksoj se Shqipëria kishte gjithsej 4 milion dollarë reservë valutore, 80 përqind papunësin, 75 përqind të tokës bujqësore të papunuar, ndërrmarrje industriale tërësisht të falimentuara, kishte dëtyrën më të vështirë për të qendruar pas interesit kombëtar. Asnjë forcvë opozitare në lindjen komuniste nuk niste në pozitat nga të cilat nisi PD qeverisjen e saj.’- tha Berisha.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll