Sport

VIDEO/ EDHE LUANI QAN! Gazetarët e pyetën për familjen, Ibrahimovic nuk i mban dot lotët në konferencën e Suedisë

22 Mars 2021, 20:25 Nga DOSJA
VIDEO/ EDHE LUANI QAN! Gazetarët e pyetën për familjen,

SUEDI-Zlatan Ibrahimovic ka folur për rikthimin e tij në përfaqësuesen e Suedisë. Futbollisti i MIlanit ka lënë mënjanë fërkimet e së kaluarës, sulmuesi zbuloi dëshirën e tij për të vendosur potencialin e tij në dispozicion të plotë në arritjen e objektivave.

“Me trajnerin u takuam për herë të parë drejtpërdrejt, vetëm në një dhomë dhe biseduam për gjithçka. Një takim pozitiv në të cilin u përballëm me njëri-tjetrin dhe në fund zgjodhëm atë që ishte më e mira për Suedinë. Ne të dy e dimë se çfarë është më e mira për ekipin kombëtar dhe sot unë jam ulur këtu para jush “.

Sulmuesi i Milanit është rikthyer pas 5 vitesh në Kombëtaren e Suedisë.Por kjo dalje për mediat rezulton ndryshe nga herët e tjera për të. Pyetja për djalin e tij ka bërë që Ibrahimovic të mos e përmbajë dot veten. Sytë e tij mbushen me lot dhe të gjithë patën mundësi të shohin anën tjetër të gjigantit nordik, atë anë që prej vitesh e ka fshehur me sukses në karrierën e tij si futbollist.

“Vincenti (djali më i vogël) në të vërtetë qau para se të largohesha. Por tani është në rregull”, tha Zllatani teksa filloi të përlotej në sallë.

 

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport ibrahimovic suedia ibrahimovic suedia

Sondazh

Poll