Sport

I ofruan para për të shkatërruar martesën dhe karrierën e Djokovic, modelja serbe rrëfen propozimin: Më kontaktoi një…

22 Mars 2021, 12:17 Nga DOSJA
I ofruan para për të shkatërruar martesën dhe karrierën

SERBI-Novak Djokovic “i shpëtoi” një kurthi që po i ngrihej nga një person i panjohur, i cili i propozoi një modele për ta joshur dhe shkatërruar atë. Modelja serbe Natalija Scekic refuzoi ofertën prej 60 mijë eurosh.Propozimi do të ishte një lloj testi ku Djokovic do të joshej dhe regjistrohej për të shkatërruar martesën dhe si pasojë karrierën e tij.

Sipas një raporti ekskluziv të revistës “Svet & Scandal”, bukuroshja serbe sqaroi: Më ofruan shumë para për ta joshur dhe regjistruar atë. Ata më dhanë 60,000 euro. Plani ishte të shkatërroja reputacionin e Djokovic” tha ajo . “Unë e njoh atë nga një qytet tjetër dhe e konsiderova serioz. Unë pranova të flas me të, sepse ai më tha se është diçka e rëndësishme që e shqetëson.

Ai më kërkoi të josh Djokovic. Unë qesha dhe shpresoja se ai po tallej. Por situata ishte serioze. U ndjeva e ofenduar dhe e poshtëruar. Uroj që të mos ketë gjetur ndonjë vajzë për ta bërë. Djokovic është ambasadori më i mirë për vendin .” është shprehur modelja.Kujtohet se tenisti në Serbi është martuar me Jelena Ristic që nga viti 2014 dhe ata kanë dy fëmijë!

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport natalija scekic novak djokoviç natalija scekic novak djokoviç

Sondazh

Poll