Sport

“Më ka munguar përfaqësuesja”, Arlind Ajeti rikthehet pas disa vitesh mungesë: Nuk e nënvlerësojmë Andorrën

22 Mars 2021, 13:47 Nga DOSJA
“Më ka munguar përfaqësuesja”, Arlind Ajeti rikthehet

BARCELONË– Kombëtarja e Shqipërisë është grumbulluar në Barcelonë për ndeshjen hapëse të kualifikueseve të Botërorit Katar 2022. Ndeshjen e parë kuqezinjtë do e luajnë në transfertë përballë Andorrës të enjten ora 20:45.Arlind Ajeti, mbrojtësi që ishte pjesë e kuqezinjëve në Euro 2016 është kthyer edhe një herë të veshë fanellën e përfaqësueses. Mbrojtësi tregon edhe një herë emocionet e të veshurit fanellën kuqezi.

“Më ka munguar Kombëtarja jam shumë i lumtur që shikoj përsëri lojtarët dhe stafin. Jemi të gjithë lojtarët që kemi luajtur rregullisht dhe mendoj që kjo është një plus për ne, pasi kemi lojtarë që kanë luajtur në ekipe të mira. Mua më duket se ka kaluar një kohë e gjatë që nuk luaj për Kombëtaren. Jam shumë i lumtur që jam rikthyer Kombëtarja, ka qenë një grup i mirë, njëjtë si tani.”

27-vjeçari u ndal edhe në ndeshjen që Shqipëria do të luajë përballë Andorrës, një kundërshtar modest në letër, por që Ajeti në asnjë mënyrë nuk kërkon të nënvlerësojë kundërshtarin.

“Do futemi në fushë për të marrë maksimumin. Sidomos me Andorrën, nuk duhet ta nënvlerësojmë, pasi e kemi parë në të kaluarën se na kanë hapur probleme. Ne të gjithë e njohim njëri tjetrin. Nuk kemi ardhur nga pushimet, por jemi stërvitur me skuadrat tonë. Njohja e njëri-tjetrit, e bën më të lehtë, pasi nuk jemi një skuadër e re. Nuk kemi pasur shumë kohë, por mendoj se do ia dalim.” Përfundon Ajeti.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport arlind ajeti shqiperia arlind ajeti shqiperia

Sondazh

Poll