Sport

“Do tentojmë vendin e dytë”, Cikalleshi i qartë në objektivin e Shqipërisë, por harron që ka në grup Anglinë dhe Po

22 Mars 2021, 13:59 Nga DOSJA
“Do tentojmë vendin e dytë”, Cikalleshi i qartë

BARCELONË– Kombëtarja e Shqipërisë është grumbulluar në Barcelonë për ndeshjen hapëse të kualifikueseve të Botërorit Katar 2022. Ndeshjen e parë kuqezinjtë do e luajnë në transfertë përballë Andorrës të enjten ora 20:45.  Sokol Cikalleshi ka folur në lidhje me ndeshjen që kuqezinjtë do të zhvillojnë por edhe me objektivin që Shqipëria do të ketë në Grupin I ku do të përballemi me Poloninë,Anglinë por edhe Hungarinë që vitet e fundit ka njohur rritje.

“Objektivi ynë i radhës është, si në aspektin personal dhe për ekipin, që ta nisim me këmbën e parë. Objektivi është të marrim një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë. Është një ndeshje që duhet të vlerësohet shumë. Është një ekip më i dobët se ne, por nga historia kemi pasur shumë situata të vështira. Jemi të fokusuar për të marrë fitoren. Nëse kualiteti i Anglisë vendos ndeshjen, neve na mbetet vetëm të provojmë, por duke vënë shpirtin në garë, mund të arrijmë diçka pozitive. Ekipi është shumë mirë. Lojtarët janë duke luajtur me ekipet e tjera, është një kampionat, shumë i ngjeshur, por nuk e ndjejmë veten të lodhur.”

Edhe Cikalleshi nuk kërkon të nënvlerësojë Andorrën,pavarësisht se çfarë force ka kundërshtari.

“Nëse e nënvlerësojmë, atëherë do të ishte një gabim i madh. Nuk do të futemi në fushë për të shënuar Cikalleshi, por të fitojmë ndeshjen.  Jemi përballë një sfide, duhet të jemi të gatshëm për ta përballuar. Çdo hap përpara, që mund të arrijmë, duhet përgëzuar.”

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport cikalleshi shqiperia cikalleshi shqiperia

Sondazh

Poll