Politike

Diplomat e kandidatëve të PS-së, shtatë kandidatë mbajnë gradën Doktor Shkencash, Rama, i vetmi artist

22 Mars 2021, 19:37 Nga DOSJA
Diplomat e kandidatëve të PS-së, shtatë kandidatë

TIRANË– Skuadra garuese e PS në zgjedhjet e 25 Prillit ka një larmi fushash nga vinë kandidatët të cilët janë renditur në zonat fituese dhe të objektivit maksimal. Janë 23 kandidatë të cilët vinë nga eksperienca të ndryshme në ekonomi dhe financë. Grupi i ardhshëm parlamentar socialist pritet të ketë në përbërjen e tij 20 juristë dhe 10 inxhinierë.

Nga bota e arsimit janë përzgjedhur plot 10 kandidatë pasuar nga 6 mjekë. Janë dy kandidatë që vinë nga administrimi biznesit dhe vetëm 1 nga Shkencat Politike. Ndryshe nga zgjedhjet e shkuara, socialistët e kanë reduktuar në vetëm 3, numrin e biznesmenëve që do të ulen në sallën e Kuvendit. Janë shtatë kandidatë socialist që mbajnë gradën Doktor Shkencash.

Lista e Tiranës dominohet nga juristët dhe ata të cilët kanë studiuar për ekonomi dhe financë përfshi dy kandidatë me diploma për mësuesi. Dy mjekë po aq jurist, 1 gazetar dhe vetëm 1 që ka studiuar shkenca politike, janë përzgjedhur për garën e fortë të Elbasanit. Janë ekonomistët ata të cilët dominojnë profesionet e kandidatëve socialist në Korçë së bashku ne dy mjekë.

I vetmi ushtarak garon në Berat, krahas dy mësuesve dhe po aq juristëve në këtë qark. Edhe në Fier janë ekonomistët ata të cilët janë përzgjedhur si kandidatë. Ndërsa 9-të të parët në listën e Vlorës kanë një miksim profesionesh ku dominojnë ekonomistët. Të besuarit e Durrësit janë 2 juristë, 2 inxhinierë po aq ekonomistë përfshi Edi Ramën me profesion artist i vetmi nga kjo fushë në listën e PS. Edhe në Shkodër listët e dominojnë ekonomistët bashkë me 1 jurist. Në Kukës, Lezhë dhe Dibër garojnë dy pedagogë, 1 inxhinier dhe disa ekonomistë.

Fushat nga vijnë kandidatët socialistë

23 Ekonomi Financë

20 Juristë

10 Inxhinierë

10 Arsimi

6 Mjekë

3 Biznesmenë

2 Administrim Biznesi

1 Shkenca Politike

7  Doktor Shkencash

Tirana 

Elbasani 

Korça 

Berati 

Gjirokastra

Fier                 

Durrës

Vlorë

Shkodër

Kukës

Dibër

Lezhë

Marrë nga Top Channel

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll