Politike

Truprojat e Denajt nxjerrin jashtë me forcë militantin e PS, hodhi akuza për abuzime me fondet

22 Mars 2021, 19:27 Nga DOSJA
Truprojat e Denajt nxjerrin jashtë me forcë militantin e PS, hodhi

TIRANË- Një debat i fortë ka ndodhur në një takim elektoral të ministres së Financave, Anila Denaj dhe një militanti të PS-së, i identifikuar si F.A.

Denaj, e cila kandidon për deputete në qarkun e Vlorës, ishte në fshatin Cukë, në kuadrin e takimeve me mbështetës dhe struktura të PS-së. Në nisje të takimit, F.A ka zhvilluar një debat me ministren Denaj lidhur me investimet në infrastrukturën e fshatit dhe fondet publike.

F.A ka hedhur akuza në drejtim të kreut të degës së PS, Thoma Kosta, duke u shprehur se të gjitha fondet e investimeve në infrastrukturë i ka përqëndruar në zonën ku ai banon, duke lënë pjesën tjetër të fshatit pa investime.

Gjatë debatit me ministren Denaj, militanti i PS është akuzuar se ka shkuar për të prishur mbledhjen dhe kaq ka mjaftuar që ndaj F.A të shkojnë truprojat, ndoshta të ministres, duke e nxjerrë forcërisht jashtë nga takimi. Boldnews ka mësuar se truprojat e kanë kapur nga pjesa e fytit F.A, dhe dhunshëm e kanë përzënë nga mjediset e takimit.

Marrë nga: Boldnews

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike anila denaj anila denaj

Sondazh

Poll