Politike

Fleta e votimit në 25 prill, zbulohen 4 variantet që po diskutohen, PS-ja heq dorë nga propozimi me numra, kalon në varianti

22 Mars 2021, 19:19 Nga DOSJA
Fleta e votimit në 25 prill, zbulohen 4 variantet që po diskutohen,

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zbuluar 4 variantet e fletës së votimit të cilat po diskutohen për zgjedhjet e 25 prillit. Ajo që vihet re është se në fletët e votimit, në të gjitha variantet kandidatët për deputetë janë me numra anash tyre.

Në krye te fletës së votimit, ndodhet emri dhe logoja e partisë apo e koalicionit ku bën pjesë. Si duket edhe nga formati, Partia Socialiste është tërhequr nga propozimi që fleta e votimit të jetë me numra, duke pranuar variantin e propozuar nga Partia Demokratike. Kështu, fleta e votimit do të jetë me emrat e kandidatëve.

Shorti për renditjen e subjekteve në fletë është hedhur më 18 mars, duke sjellë renditjen e mëposhtme.

Renditja e partive:

1-Partia Social Demokrate 1

2-Partia Balli Kombëtar

3-Lëvizja Demokratike Shqiptare

4-Bindja Demokratike

5-Aleanca Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët

6-Lëvizja Socialiste për Integrim

7-Nisma Thurje

8-Partia Lëvizja e Re

9-Partia Demokratik dhe Aleanca për Ndryshim

10-Aleanca Demokracia e Re

11-Lëvizja për Ndryshim

12-Partia Socialiste

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike publikohet formati i fleteve te votimit publikohet formati i fleteve te votimit

Sondazh

Poll