Politike

“Misioni Im”/ Basha publikon VIDEON: Rinia shqiptare ia dha shpirtin e saj luftës kundër pushtuesit dhe ndryshimeve demokr

22 Mars 2021, 19:15 Nga DOSJA
“Misioni Im”/ Basha publikon VIDEON: Rinia shqiptare ia dha shpirtin

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha, së fundmi ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku shihet disa pjesë nga dita e sotme ku dhe ka bërë prezantimin e librit të shkruar nga vetë ai me titull “Misioni Im”.

Basha shfaqet së bashku me të rinjët, ndërkohë thotë se rinia shqiptare ia dha shpirtin e saj luftës kundër pushtuesit dhe ndryshimeve demokratike.

“Rinia shqiptare ia dha shpirtin e saj luftës kundër pushtuesit dhe ndryshimeve demokratike. Sepse është e vetmja pikë takimi.”– janë disa nga fjalët që ka shkruar Basha në librin e tij.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nxjerrë në treg librin e tij të parë të titulluar ‘Misioni im’. Në libër flitet për sfidat e opozitës së këtyre 8 viteve, si dhe për arsyet se pse PD duhet të vijë në pushtet. Kopertina e librit mban foton e kryedemokratit Lulzim Basha, emri i tij i shkruar me shkronja kapitale të bardha, ndërsa titulli i librit po ashtu i shkruar me shkronja kapitale me ngjyra të kuqe.

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike basha publikon liber basha publikon liber

Sondazh

Poll