Bota

“Fati i keq i Kosovës”/ LDK: Kurti nuk është i gatshëm që të qeverisë

22 Mars 2021, 18:44 Nga DOSJA
“Fati i keq i Kosovës”/ LDK: Kurti nuk është i

KOSOVË- Arben Gashi nga LDK ka thënë se Albin Kurti nuk është i gatshëm që të qeverisë Kosovën. Gjatë fjalës së tij, në foltoren e Kosovës, ai tha se Qeveria Kurti 2 ka harruar shumë tema, siç është pakoja e Presidentit Ahtisaari dhe të gjithë dhunën e shkaktuar nga kjo temë. Ai gjithashtu tha se u harrua gjithashtu tema e demarkacionit.

“U harruan tema për të cilën u vranë njerëz në rrugë të këtij qyteti. U tha që kompromisi ynë është pakoja e presidentit Ahtisaari, por u harrua çfarë dhune u shkaktua pikërisht për këtë temë. Pak çka u deklarua për temën e demarkacionit, për të cilën u terrorizua ky kuvend. Ishte kauza kryesore e opozitarizmit në vend. Unë pyes, ku janë qëndrimet tuaja të paraqitura rrejshëm si zgjidhje për Kosovën? Në fjalimin e quajtur ekspoze, ne nuk pamë asgjë sot. Për fat të keq të Kosovës, ju nuk jeni gatshëm për të qeverisur. Ne sot dhe secilën ditë do të kërkojmë përgjigje”, tha ai.

LAJMI KRYESOR: Rinis seanca për votimin e qeverisë “Kurti 2”! LVV bashkon votat me listën joserbe, Glauk Konjufca zgjidhet president në detyrë, Kurti: I kam emrat e ministrave, shpejti i publikoj. Sfida e radhës; kreu i shtetit (ZHVILLIMET)

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti arben gashi betimi i qeverise kurti albin kurti arben gashi betimi i qeverise kurti

Sondazh

Poll

Bota 22 Mars 2021, 18:19

AAK: Ça është kjo qeveri e ditës apo e natës?

KOSOVË- Deputeti i AAK’së Pal Lekaj, ka kritikuar qeverinë e re të Kurtit, për shkak se kanë kërkuar shumë që të vijnë në pushtet sa nuk i kanë menduar gjë...